Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

As masat urgjente nuk po e ndalin rritjen e çmimit të naftës

08:54 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fuel saving tips driving money 770541
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse janë vendosur një sërë masash të reja për të synuar stabilizimin e tregjeve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, çmimi i naftës vazhdon të rritet pa u ndalur. Kështu, nafta e papërpunuar Brent, ka shënuar këto kohë rritjen më të madhe të saj në shtatë vjetët e fundit duke u përllogaritur në 110 dollarë për fuçi.

Mësohet se kjo rritje ka ardhur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji kanë rënë dakord që të lëshojnë në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente. Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie deklaruan se ky veprim i ndërmarrë synon të stabilizojnë tregjet.

Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në botë. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, gjithë globi është shqetësuar për ndikimin e kësaj situate në tregjet e naftës dhe gazit.

Çmimet e naftës janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara duke arritur vlerën 109 dollarë për fuçi.

“Ne jemi të përgatitur për të shfrytëzuar secilin mjet të mundshëm për të shmangur pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ditën e djeshme.

Ajo shtoi se Uashingtoni do të analizojë mundësi të ndryshme se si të shmangë varësinë për energji nga Rusia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

08:10 / July 25, 2026

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive

08:04 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.