Asambleja e Pedagogëve i ka vendosur ultimatum qeverisë që deri në 1 shkurt të ndryshojë ligjin e Arsimit të Lartë, në të kundërt ata do të përgjigjen me bojkot.
Asambleja e Pedagogëve, e udhëhequr nga pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe atij të Histori Filologjisë si Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka dhe Arlind Qori, dy të parët aktivistë të PD dhe të dytët përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin, parashtruan gjashtë kërkesa drejtuar qeverisë me kryefjalë ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Afati i vendosur nga pedagogët për qeverinë është data 1 shkurt. Në të kundërt ata paralajmëruan bojkotimin e procesit mësimor.