Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Gjiknuri: Në interes të BE-së investimet për zgjerimin e Korridorit Jugor të gazit

17:03 / October 18, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
310555492 652919826203406 4488007167218166135 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri mori pjesë në punimet e Konferencës së 4 Ndërkombëtare “Silk Road Group”. Tema kyçe e diskutimit ishte forcimi i lidhjes mes shteteve për të garantuar sigurinë energjetike dhe ushqimore në kohët e krizave.
Në panelin për sigurinë energjetike dhe zhvillimet e qëndrueshme mjedisore e ekonomike, Gjiknuri theksoi rëndësinë e diversifikimit të rrugëve të furnizimit me energji për Evropën dhe rëndësinë që merr Korridori Jugor i gazit ku përfshihet dhe Shqipëria si vend nga ku shtrihet tubacioni i TAP.
“Deklarova se investimet në infrastrukturën alternative duke zgjeruar këtë korridor duhet të jenë prioritet dhe Bashkimi Evropian duhet të kontribuojë më shumë për këtë pasi do jetë në interes të tij. Gjithashtu, kriza energjetike e lidhur me luftën në Ukrainë ka nxjerrë në pah edhe nevojën për politika të reja rregullatore në nivel evropian.
Siç provoi kjo krizë, jo gjithçka do ti lihet ta rregulloje tregu i lirë dhe shteti duhet të luajë një rol më aktiv për sigurinë energjetike e mbrojtjen e konsumatorëve. Energjia duhet të jetë burim bashkëpunimi, ndërlidhjeje e zhvillimi dhe jo të përdoret si mjet presioni politik”, nënvizon Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.