Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Asgjësohen në Shkodër 40 mijë bimë kanabis, nën hetim 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi

12:55 / July 6, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
kanabis 1 768x433 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata”, që vijon prej disa javësh në zonat më problematike të qarkut.

Në kuadër të hetimeve, 10 zyrtarë lokalë do të hetohen në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” mes tyre 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi.

Ata dyshohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që administrojnë, ndërkohë vijon puna për kapjen dhe identifikimin e kultivuesve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

D. V., kryetar i fshatit Pecaj

R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

L. M., kryetar i fshatit Nicaj

Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

M. Ç., roje pyjesh

M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

40 mije asgjesohen bime Kanabis Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I mori jetën Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare

20:45 / July 7, 2025

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

Zbulohet pronari i kabinave në Theth, Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper

18:55 / July 7, 2025

IKMT zbulon detaje nga aksioni në Theth: Brenda ditës së sotme do të shemben 20 subjekte pa leje

18:37 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.