Shkaktoi bujë të madhe fakti se krejt papritur të enjten zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në emër të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka propozuar që mësimi në Universitete mos të filloj të paktën për muajin e parë dhe në bazë të situatës të merret vendimi për vijimin e procesit. Në këtë mënyrë do të qëndrojnë të mbyllura konviktet deri në një njoftim të dytë. 

Kur sipas vendimit fillestar Universitetet hapen më 2 nëntor, të hënën, ky vendim nga Komiteti i Ekspertëve u dha më 29 tetor, pra 3 ditë para nisjes së shkollave. Ndërkohë, pritet edhe zyrtarizimi i tij nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, çfarë pasojash solli kjo vonesë?

Një pjesë e mirë e studentëve në Universitetin e Tiranës jetojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë e po ashtu, edhe në Universitetet që ndodhen në rrethe të tjera ka studentë që nuk jetojnë brenda rrethit a qytetit. Kështu, pjesa më e madhe e tyre tashmë ka marrë shtëpitë me qira për të cilat kanë paguar edhe muajin tetor, në disa raste edhe atë nëntor.

E gjithë ky shpenzim tashmë hidhet poshtë. Duken i shtuar kësaj edhe faktin se qiratë në kryeqytet kapin shifrat marramendëse, duke u renditur si qyteti me çmimet më të larta në rajon sa i përket qiradhënies.

Sikur mos të mjaftonte ky fakt, Komiteti propozon që vetëm një muaj të jetë online, ndërsa vendimi për vijimin e tij të merret në varësi të situatës që do paraqitet në nëntor. Kjo i ka lënë studentët në udhëkryq, nëse duhet të qëndrojnë në Tiranë, nëse do u kthehen auditorëve në muajin dhjetor ao të kthehen në shtëpitë e tyre. në të dyja rastet ka sërish shpenzime ekstra dhe të panevojshme.

Nëse qëndrojnë në Tiranë dhe mësimi bëhet online, sërish shpenzimet e tyre do jenë të kota dhe për muajin dhjetor. Ndërsa nëse kthehen në shtëpitë e tyre dhe mësimi në muajin dhjetor do zhvillohet në auditorë do kenë vështirësi në gjetjen e shtëpive dhe risistemimin e tyre në kryeqytet.

Edhe shkollat private po përfitojnë nga kjo!

Nga ky vendim duket se po përfitojnë edhe Universitetet private, pasi kanë filluar të mbledhin me nxitim tarifat, ndonëse mësimi do bëhet online, sipas njoftimeve të deritanishme. Ky veprim i tyre mbetet i pakuptimtë pasi kjo gjë mund të priste për më tej deri në një vendim përfundimtar edhe për Universitetet private.

Në një denoncim të ardhur në redaksinë e “iconstyle.al”, bëhet me dije se një nga këto universitetet private në Tiranë, “Luarasi”, ka filluar të dërgojë edhe ultimatume.

Siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, studentët e këtij universiteti duhet të paguajnë tarifën brenda datës 6 nëntor 2020, pasi në të kundërtë nuk do lejohen të frekuentojnë më mësimin.

“Të gjithë studentët që nuk kryejnë pagesën në afatin e përcaktuar, sipas nenit të kontartës, nuk do të lejohet të vijojnë frekuentimin e procesin mësimor”– thuhet në mesazhin e dërguar të gjithë studentëve.

Mirëpo, pyetja e madhe që lind në këtë rast është se përse Universitetet private ashtu si ato publike, e kanë me nxitim të madh mbledhjen e taksave në një kohë kur asgjë nuk është vendosur për zhvillimin e vitit akademik 2020-2021?

Ndërsa, pyetja e dytë është se nëse mësimi zhvillohet online edhe këtë vit, përse duhet që studentët të paguajnë tarifat e plota, kur në fakt nuk do i frekuentojnë ambientet e shkollës?

Kaosi i krijuar në Universitete!

Qeveria mund të kishte qenë më e shpejt duke mos i lënë studentë të në mes të udhëkryqit nëse vendimin do e kishte marrë që në shtator. Mjaftoi vetëm java e parë e mësimit në gjimnaze e 9-vjeçare për të kuptuar se fakti se në këto institucione nuk forohet kushtet e duhura, nuk mund të zhvillohet mësim në kushte pandemie.

Duke qenë se semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 u zhvillua online, atëherë Universitetet janë më të përgatitura dhe teksa qeveria humbi kohë kot mund të kishte punuar në përmirësimin e tij.

Universiteti i Tiranës ka marrë vendim që do të jetë një platformë e unifikuar për gjithë universitetin, janë bërë trajnime për gjithë pedagogët që do të përdorin këtë platformë, janë hapur adresa e-mail-i me domeinin universiteti i tiranës.edu.al për të gjithë studentët e të gjitha grupeve, në të gjitha nivelet dhe ne jemi gati për ta zhvilluar këtë mësim online. Praktikisht, janë pothuajse gati.

Duke qenë se studentët kanë bërtitur me të madhe vështirësitë që hasën nga marsi në korrik, Ministria e Arsimit në këto muaj duhet të kishte punuar e të ishte angazhuar në zgjidhjen e tyre, pasi situata ishte më se e qartë.

“iconstyle.al” prej muajsh ka trumpetuar faktin se situata e rënduar do i kthente sërish studentët dhe nxënësit tek Google Classroom dhe Google Meet, por qeveria si duket nuk e paska menduar këtë skenar, pasi si gjithmonë është e vonuar.

Po tarifat, do paguhen sërish?

Kujtojmë se mësimi në universitete për vitin akademik 2019-2020 nisi javën e dytë të tetorit të 2019, u ndërpre për disa kohë në fund të nëntorit pas tërmetit fatal. Kjo ndërprerje u pasua më pas nga festat e fundvitit, për tu finalizuar në mars pas mbërritjes së Covid-19 edhe në vendin tonë. 

Megjithatë, studentët i paguan tarifat dhe sërish për këtë vit akademik ka mundësi të përsëritet i njëjti skenar. Disa Universitetet i paguajnë tarifat që në nisje të vitit të ri mësimor, kurse kjo gjë pritet të ndodhë edhe për të tjerët.

Krah vendimit të djeshëm, studentët nuk morën asnjë përgjigje lidhur me tarifat nëse duhet t’i paguajnë apo jo. Nëse po, përse duhet t’i paguajnë tarifat e plota ndonëse nuk e frekuentojnë auditorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here