Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë të ditur se që kur ka ardhur në pushtet papunësia ka rënë me 6 për qind.
Duke iu përgjigjur kësisoj dhe presidentit Meta, i cili në mesazhin e tij për Ditën e Punëtorëve tha se papunësia në Shqipëri është e lartë,Rama citon raportin e Bankës Botërore për 2018, sipas të cilit Shqipëria krijoi gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan në rajon.
Lexo edhe- 1 Maji, Meta: Shqipëria, nivel të papranueshëm të papunësisë
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE”, shkruan Rama.