Deputeti i PD-së, Ervin Salianji vuri theksin te të rinjtë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke akuzuar qeverinë se nuk ka parashikuar asnjë ndihmë për këtë kategori.
Duke iu referuar lajmeve nga mediat britanike për emigrimin e paligjshëm, Salianji tha se të rinjtë paguajnë miliona lekë për të ikur me gomone.
“Shqiptarët po paguajnë miliona lekë për gomone, për të ikur nga vendi. Dhe këtu nuk ka asnjë reagim nga Qeveria. Asnjë fjalë për të rinjtë, prioritet i madh. Asnjë fjalë, nuk përmenden të rinjtë, a thua se nuk ekzistojnë. Po rrisni pagat në administratë se po vijnë zgjedhjet. Po u jepni 50 mijë lekë policëve, por duhet t’u jepni më shumë se rriskojnë shumë. Duhet t’i jepni më shumë se i japin kriminelët. Në vend të kapë polici kriminelin, kap krimineli policin dhe ecin të dy rrugëve. Për energjinë, paratë që rrisni rrogën minimale do rrisni dhe të ardhurat tuaja në qeveri se i ngarkoni biznesit taksë tjetër. 800 këh bëjnë pa TVSH 76 mijë lekë të vjetra, kush paguan më shumë mbi këtë 8000 këh do paguajë katër fish më shumë”, tha Salianji.