Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Asnjë taksë të mos paguajmë!’/ Braçe ‘përplaset’ me Neranxin: Zotëri biznesmen VIP, kush e shkel përgjigjet ligjërisht

18:44 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Braçe dhe Nikollaq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryeministri Erion Braçe u është përgjigjur deklaratave të biznesmenit Nikollaq Neranxi, i cili i ftuar në emisionin “Open” propozoi që të mos paguhej asnjë taksë. Deklarata e tij, nxiti reagimin e Braçes, i cili me anë të një postimi në Instagram shkruam se pagimi i taksave nuk është një veprim fakultativ por deyrim ligjor.

Më tej, socialisti shkruan se kush e shkel ligjin fiskal, padiskutim përgjigjet ligjërisht pasi është një detyrim për të paguar lidhur me fitimin.

“Zotëri biznesmen vip! E çmoj shumë çdo sipërmarrës që ka mbajtur punën hapur, ka mbajtur punëtorët, ka garantuar sigurinë sanitare për ta, i ka paguar për punën apo ka paguar rrogat e punëtorëve edhe pse pa punë! I jam shumë mirënjohes gjithkujt që ka bërë këtë mes sakrificash! Por nuk mirëkuptoj kërkënd që ka punuar, ka rritje të aktivitetit, xhiros, fitimit doemos dhe bën thirrje: mos paguaj taksat! Pagimi i tatimeve e taksave nuk është fakultativ por detyrim i qartë ligjor! Pra, buron nga ligji, asfarë nga dëshira e çdokujt në treg apo qeveri, për më tepër nuk varet hiç nga fakti se sa biznesmen i madh je! Kush shkel ligjin fiskal, padiskutim përgjigjet ligjërisht! Por ka edhe një aspekt tjetër këtë radhë, aspekti moral; kur fiton edhe në një kohë si kjo, ke detyrim edhe më shumë të paguash tatim mbi fitimin tënd, tvsh që qytetari paguan për buxhetin e që ti e mbledh, të paguash çdo detyrim tjetër që ligji ka paraparë!,”-shkruan Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.