Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Astrit Patozi: Lënia e mandateve e vendos opozitën përpara humnerës, duhen larguar “skifetrët” partiakë

20:31 / February 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim basha Astrit PAtozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me lënien e mandateve opozita ndodhet përballë humnerës, por ende nuk e ka kuptuar se këtu problemi qëndron tek sistemit që ka ngritur vetë me duar.

Ky është qëndrimi i ish deputetit të PD-së Astrit Patozi, i cili është shprehur se zgjidhja e vetme që do ta nxjerrë politikën shqiptare nga kriza është ndryshimi i sistemit politik.

I ftuar në abcneës, Patozi u shpreh në lidhje me PD-në se është nevojshme për selinë blu që të ndërrojë lidership dhe të largojë ata që ish deputeti i quan “skifterë” të partisë.

“Shqipëria ka një mënyrë për të dalë nga kjo spirale, ta rindërtojë sistemin. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje shumë të madhe mes forcave politike. Ky sistem që ne kemi na çoi në këtë pikë. Them që është përgjegjësi e dy palëve të cilët para dy vjetësh për pak e tentuan ta fusnin Shqipërinë në një spirale, por kjo u evitua në çastin e fundit përmes një pazari të pistë. Të dy përgjegjësit Edi Rama dhe Lulzim Basha sot duhet të kishin deklaruar dorëzimin e tyre për ditën që e kanë katandisur Shqipërinë. Ndryshimin e sistemit e bën koshienca politike që kanë përgjegjësi të mëdha publike, z.Rama, z.Basha, z.Meta.

Opozita duhet të kishte një ofertë, rindërtimin e sistemit, sepse është sistemi dhe jo thjesht njeriu që na ka çuar në këtë gjendje. Opozita nuk e bën këtë. Nga kjo situatë nuk dilet kështu. Partia Demokratike është përpara një humnere. E para, duhet të largojë këto skifterat, të largojë këto të rinjtë që bërtasin që Edi Rama nesër s’ka ku shkon etj. Të fillojnë që tani për një udhëheqje të re, për një lidership tjetër. Po ashtu edhe Partia Socialiste duhet të fillojnë që tani ta mendojnë këtë punë sepse do ndodhi”, tha Patozi.

humnere mandate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

19:40 / January 15, 2026

KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin. Zegjine Çaushi rimerr zyrtarisht postin si deputete

08:35 / July 28, 2025

KQZ ndan mandatet/ Cilët janë deputetët e qarkut Tiranë

14:00 / July 23, 2025

KQZ ndan mandatet për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë

12:40 / June 27, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.