Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Astrit Patozi / Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

21:12 / January 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Astrit Patozi

Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shenjestër të vetën, kur futet në një garë. Ne nuk kemi pse e fshehim që më shumë i hedhim sytë tek ata shqiptarë të lirë dhe pa detyrime politike, të cilët nuk e kanë lidhur jetën e tyre me humorin e pushtetit. Me ata që mund të mos kenë kaluar asnjë ditë të vetme në oborrin e njërës prej partive, duke pritur një vend pune apo një favor, nga ato që kapërcejnë ligjin dhe rregullat e shtetit. Apo nga ata që ndërrojnë stacionin, sa herë u shfaqen në ekran fytyrat e personazheve të stërkonsumuar të politikës, të cilët edhe lajmet i kanë bezdi t’i shohin nga krupa, që u shkaktohet. Me ata që jetojnë më djersën e vet dhe rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, duke kërkuar vetëm që qeveria mos t’ua shtojë hallet. Por vetëm kaq, se të tjerat i zgjidhin vetë. Natyrisht, që nuk e kanë kaq të lehtë, sepse pushteti i konsideron gjithmonë si pre të lehtë ose si një turmë të nënshtruarish, që ka kuptim vetëm një herë në dy vjet dhe vetëm kur vijnë zgjedhjet. Dhe për sa kohë ata janë shumica, ne besojmë dhe shpresojmë se ndryshimi mund të vijë, duke filluar që nga 25 prilli, për shkakun dhe për meritën e tyre. Dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë kurajo të madhe dhe as për ndonjë mençuri profetike. Mjafton të votosh bindjen tënde. Sot po na thonë për të na dekurajuar se e kemi të vështirë, ngaqë nuk e kemi lidhur fatin tonë politik me njërën prej dy partive të mëdha. Që i bie se tani duhet të ishim duke mbajtur radhë për të kapur ndonjë vend të sigurtë në listat e tyre në tregun e pështirë politik, i cili përsëritet me një rregullsi vrasëse çdo katër vjet. Ndërkohë, që neveria nga kjo është arsyeja e lindjes dhe e ekzistencës sonë. Sepse duan të krijojnë bindjen e verbër se asgjë nuk mund të gjallojë dhe pipëtijë në këtë vend pa lejen e dy gjelave, që këndojnë majë të njëjti pleh, pavarësisht se njëri është në pushtet dhe tjetri në opozitë. Dhe ne po u themi se shembulli më i mirë për t’i injoruar këto zëra është ajo masë e madhe shqiptarësh jofanatikë partish, të cilët ia dalin të jetojnë, punojnë dhe bëjnë biznes në këtë vend pa e kthyer kokën nga qeveria, apo edhe ajo lloj opozite, që premton apo gënjen gjithmonë se nesër do të bëhet qeveri. Ne kemi zgjedhur me dëshirë të plotë që të mos mbetemi në mëshirën atyre mëkatarëve të mëdhenj, njësoj si ata qindra e mijëra shqiptarë, të cilët as nuk e mendojnë dhe as nuk presin që hallet dhe problemet t’ua zgjidhin ata, që ua kanë shkaktuar. Dhe për shkak se ngjajmë shumë në këtë pikë, kemi besim të plotë se bashkë me ta do t’ia dalim.

Astrit Patozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.