Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet në selinë Blu.
Patozi ka deklaruar në një emision televiziv se një pjesë e demokratëve kanë pranuar dominimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Sot duhet të jenë më pak se ç’ishin më 6 mars mbështetësit e Bashës, sepse një pjesë e ka pranuar dominimin e Foltores. Unë i shoh të papërqendruar dhe të pa qartë. Rregullat dhe pushtetin e ka Berisha”.
Patozi shtoi se grupi parlamentar i PD nuk duhet të identifikohet me Bashën dhe as me Foltoren. Sa i përket Komisionit të Rithemelimit, Patozi shtoi se dominohet nga Berisha.
“Ka një problem, e para nëse këta do identifikohen me Bashën këta janë më të mbaruar se Basha. Nëse duan të ndjekin një linjë tjetër me foltoren s’duhet të identifikohen me Bashën sepse identifikohesh me dështimin. Nëse nuk identifikohen me Bashën të kenë vizion politik të ndryshëm nga foltorja. Aty ka plot njerëz të respektuar që kanë diskurs tjetër, tek e fundit foltorja dominohet nga profili i Berishës, të tjerët aty janë për shkak të humorit dhe interesave të Berishës”.
