Astronautët janë ata të cilët kalojnë vetëm të izoluar brenda një kapsule hapësinore për muaj të tërë dhe këshillat e tyre për sa i përket vetëizolimit janë mëse të vlefshme.
Në një kohë kur njerëzit në të gjithë botën janë kyçur në shtëpi të shqetësuar për të mbrojtur të dashurit e tyre nga koronavirusi dhe se çfarë do të sjellë e nesërmja ndoshta këto këshilla mund të jenë një farë frymëzimi:
Scott Kelly është një astronaut që shpenzoi afërsisht një vit në Stacionin Ndërkombëtar hapësinor dhe sugjeron që njerëzit që punojnë nga shtëpia dhe të vetëkarantinuar duhet të ndjekin një rutinë që të nxisë ndjenjën e normalitetit në rrethana të jashtëzakonshme.
“Një nga efektet anësore të shikimi të Tokës nga këndvështrimi hapësinor, të paktën për mua, është ndjenja e dhembshurisë për të tjerët. Sa të dobishëm mund të ndjehemi duke qëndruar në shtëpitë tona, por gjithmonë ka gjëra që mund të bëjmë”, ka shkruar Kellu në një artikull në Nevv York Times.
Anne Mc Clain e NASA-s ka folur mbi pesë aftësitë e agjencisë hapësinore që i mbajnë grupet e izoluara të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme, përfshi komunikimin e mirë, kujdesin për veten, udhëhehqja dhe kujdesi për ekipin.
Astronauti kanadez Chris Hadfield theksoi se nëse astronautët në stacion, një mjedis jashtëzakonisht i rëndësishëm, mund të mësojnë se si të jenë produktiv në ato kushte, edhe njerëzit në Tokë mund ta bëjnë gjithashtu.
KETO JANE KESHILLAT E SCOTT KELLY
Bëni një plan të ditës
Përfshini në orarin tuaj dhe kohën e qëndrueshme të gjumit
Shijoni hobet tuaja
Mbani një ditar
Programoni kohën për të folur me të afërmit
Dëgjoni vetëm ekspertët
Dhe mos harroni Lani duart shpesh