Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ata duan 40 mijë Euro”, Enkeleda dhe Enveri flasin për furnizuesin e drogës Noizy

13:26 / January 31, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karabinieret italiane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkeleda Bakalli, një nga 21 anëtarët e këtij grupi, është përgjuar në një tjetër bisedë me Enver Bakallin në datë 17 Korrik 2017.

Në këtë bisedë deklarohet se Alfred Luli, në atë kohë në burg, tregtonte lëndë narkotike, si për llogari të Emirjan Beut ashtu edhe për llogari të tij.

Enkeleda Bakalli i shpjegon Enverit situatën e Rexhepit me furnizuesin që përdor pseudonimin “Noizy”.

Enkeleda Bakalli: Dhe këtij (Rexhep Dallupi), i ka ardhur (droga).. inc apo nuke di?

Enver Bakalli: Deri paradreke isha me atë, në njëmbëdhjetë e ca u kthyem nështëpi..

Enkeleda Bakalli: Ata çunat nuk vijnë (dmth njerëzit e Noizy-t) Lëre çfarë thotë ky. (Rexhep Dallupi) Ata nuk vijnë.

Enver Bakalli: Ne ishim ulur në park…

Enkeleda Bakalli: Nuk vijnë se nuk ka lekë… Lëre çfarë thotë ky.. ata ja kanë thënë, ai (Rexhep Dallupi) ka shkuar atje tre herëdhe i kanë thënë “nuk ta japim pa lekë”.

Enver Bakalli: 5 mijë Euro, nuk doshin 5 mijë Euro?

Enkeleda Bakalli: Jo, ata duan shumë, duan 40 mijë ose 38 (mijë Euro), i kanë thënë”nuk të japim më pa lekë”, ata për të mos i thënë jo Janit (Arjan Dallupi) se janë miq të Janit e bëjnë me prit… për Zotin.

Enver Bakalli: Duan lekët në dorë, kush e merr me lekë në dorë? Ata janë rob që gënjejnë dhe nuk e kanë…ata vetëm të vjedhin apo të vrasin ndonjë për t’ja çuar atij. Kështu bëhet biznesi “nuk të jap mall nqs nuk më jep lekët”.

Enkeleda Bakalli: Po kështu… nuk e di.

Enver Bakalli: Deri dje ia jepte..

Enkeleda Bakalli: Deri dje ia jepte tjetri (Alfred Luli), jo ky, që kur ka ardhur ky, pasi arrestuan atë tjetrin, ka pas probleme (për lekët), tjetri ia linte, nuk i bënte naze. Ai që u arrestua (Alfred Luli). Ai ishte shumë korrekt dhe shumë…

Enver Bakalli: Prandaj po fiton shumë ky (ironike)… ky punon se ja japin, e shet dhe e xhiron …

Enkeleda Bakalli: Varet si janë gjërat…

Enver Bakalli: Ai është barbon… dhe nqs e pi vetë… (shan).

Enkeleda Bakalli: Kur ky filloi t’i thoshte…dhe ai i tha “mik, ti më njeh mua apo atë tjetrin?”… (dmth ke të bësh me mua apo me tjetrin?)

Enver Bakalli: Si më njeh mua apo atë tjetrin? Pse i thua një gjë tjetrit dhe tjetër mua? Atëherë Eri (Rexhep Dallupi) duhet të flasë me të dy dhe t’i thotë “po ju po talleni me mua? ” Lekët i more, çfarë dreqin do?…

Enkeleda Bakalli: Ky bën gabim që bën llogje si gratë. Kështu tha ai e kështu tha ai tjetri…ai ia preu shkurt, i tha “nëse do ta marrësh nga unë, ok. Të bezdis? Jo. Ta kam ulur? Po. Jo po ai më tha çmim më të lartë… Po ti e shef çfarë të jap unë? Lëre çfarë thotë ai. Nqs e do, mirë. Nqs nuk e do, ik” tha.

Enver Bakalli: Si? Ky e jep me lirë dhe ai e merr më shtrenjtë? Lëre Leda. Çfarë po thua?

Enkeleda Bakalli: Ky që është në burg (Alfred Luli) ja ka dhënë nga e vetja dhe jonga e këtij (Noizy apo Emirjan Beu)… varet si janë punët… ai punonte si me vëllain (Gjergji Luli) dhe me këtë (Noizyn ose Emirjan Beun). 

Alfred Luli Enkeleda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.