Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ata e dinë se po vdesin…”, rrëfimi prekës i mjekes në Itali: Duan që tu telefonoj nipërve e mbesave

19:01 / March 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koronavirusi Itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjeke italiane ka përshkruar momentet e fundit të pacientëve me koronavirus, duke thënë se ata mbeten të kthjellët deri në fund të jetës së tyre dhe i kërkojnë atij dhe mjekëve të tjerë të bisedojnë me të dashurit e tyre me telefon, pasi e kuptojnë se po vdesin.

Doktoresha Francesca Cortellaro, nga spitali San Carlo Borromeo në Milano, është një nga shumë pjestarët e stafit mjekësor në Itali që po përballet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Shumë prej mjekëve kanë treguar historitë e tyre shqetësuese lidhur me atë që po kalojnë. Një e ka krahasuar virusin me një tërmet.

Dr Cortellaro i tha gazetës italiane Il Giornale: “Ju e dini se çfarë është më dramatike? Duke parë pacientët që vdesin vetëm, duke i dëgjuar ata ndërsa luten t’i themi lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave”.

Italia ka shpërthimin e koronavirusit më të keq jashtë Kinës, me më shumë se 1200 vdekje dhe numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është mbi në 12,900. Shumë nga ata që vdesin janë pacientë të moshuar.

Dr Cortellaro vazhdoi të thotë se si pacientët me koronavirus arrijnë vetë ta kuptojnë, dhe sipas  saj “kur ata do të vdesin, ata e kuptojnë se u ka ardhur koha”.

“Ata janë të kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me kohën që kanë e kuptojnë atë,” tha ai.

Ajo përshkroi se si një gjyshe që po mjekonte kohët e fundit i kishte kërkuar asaj të shihte nipin e mbesës.

“Unë nxora telefonin dhe i thirra në video. Atai  thanë lamtumirë. “

“Deri tani kam një listë të gjatë të thirrjeve video. Unë e quaj atë një listë lamtumire.” tha ndër të tjerë mjekja.

Bergamo, në rajonin e Lombardisë në afërsi të Milano, është ndër qytetet italiane të prekur më keq nga koronavirusi.

Varrezat ngjitur janë mbyllur për publikun për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. E gjithë Italia është në izolim. Të gjitha tubimet dhe ceremonitë, përfshirë dhe funeralet, janë të ndaluara. Ndërkohë numri i viktimave dhe të prekurve vijon të rritet./Top Channel

Itali rrefimi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

09:14 / May 26, 2026

Mori 270 mijë euro pas dorëzimit të kokainës dhe heroinës, arrestohet shqiptari në Itali, si ra në ‘duart’ e policisë

11:11 / May 2, 2026

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të paraqitet në Prokurori. Avokati: E vendosa unë

21:41 / April 28, 2026

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me kryeministren Meloni

08:21 / April 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.