Policia e shtetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që nga instalimi i kamerave përreth Kuvendit dhe angazhimi i 1 mijë forcave policie për të ruajtur institucionet.
Por çfarë strategjie do të ndjekë policia? Një indicie pak ditë më parë e dha vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë një takimi në Shkodër, Lleshaj tha se policia ka një skemë operacionale.
“Sot detyrohemi të ndërtojmë skema mbrojteje që është turp për ne por nuk kemi çfarë të bëjmë. Policia e shtetit po ndjek një strategji jokonfrotuese dhe të përshkallëzuar. E kemi pagëzuar si 1. 1. 0. Pra një hap më mbrapa në kohë në raport me ata. Lëri kohë dhe mundësi atyre që duan të bëjnë sherr. Një nivel më poshtë në nivelin e dhunës. Nëse gjujanë dy herë ata ne gjuajmë 1 herë dhe zero viktima.”