Dhe pse publikisht nuk foli asnjëri prej tyre, tashmë është bërë e ditur publikisht se Stresi dhe Kejsi janë ndarë. Bukuroshja hoqi çdo gjurmë të tij nga profilet e saj në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se nuk janë më bashkë.
Por ndërkohë Kejsi u largua për në Kanada, e mesa duket ruan ende raporte miqësie me prindërit e reperit.
Ajo postoi në “Instagram“ një foto ku shihej në shoqërinë e tyre, shoqeruar me komentin: “Me çiftin perfekt. Pas 43 vitesh martesë akoma inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj”!!!!!