KreuPolitikë“Ata kanë shumë informacion”, Bamir Topi reagon pas shpalljes “non grata” të...

“Ata kanë shumë informacion”, Bamir Topi reagon pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, paralajmëron zhvillime të reja në skenën politike

Për ish-presidentin Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional.

Bamir Topi në Repolitix thotë se vendimi SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve dhe se ka shumë informacion para se të marrë një vendim të tillë, për të cilin ish-presidenti thotë se është një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë.

Topi nënvizon se vendimi mund të ketë ardhur duke u bazuar mbi politikën që dominohet këtu, ku është vepruar në interesa personale dhe jo në interes të popullit shqiptar. Sipas Topit një nga momentet që demonstron më së miri, kur politika ka punuar në interes personal, është marrëveshja për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008 nga dy partitë kryesore politikë.

“Është një rast shumë i veçantë, presupozohet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë më të madh në një marrëdhënie shumë strategjike shumë vëllazërore dhe besoj se është një ngjarje që ka dy këndvështrime është një këndvështrim në terma jurdik pasi ka të bëjë ekskluzivisht me territorin amerikan. Askush nuk mund të jetë me privilegjin për të marrë një përgjigje, është një drejtë eksluzive i cili sigurohet mbi bazën e një informacioni të gjerë që nuk është personal, por institucional. Kanë një dimension politik, të kësaj marrëdhënie sepse prek një marrëdhënie historike strategjike, dhe prek individualisht një politikan që ka qenë dhe president dhe kryeministër.

Reagimi është një reagim zyrtar dhe jo personal është institucional. SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve. Institucioni është kushtetuese, ka shumë njerëz, puno mbi bazën e shumë informacioneve dhe në fund interpretohen. Kjo është arsyeja pse ia vend është në atë standard të lartë. Vendi ynë ka qenë gjithmonë me probleme. Politika këtu ka dominuar mbi një standard që është një standard i vendeve të përparuar. Ligjet në Shqipëri janë bërë jo për interes publik por subjekt politik. Vendi i parë që ka dhënë kontributet më të mëdha mbi bazën e demokracisë në Shqipëri është SHBA.

Unë nuk mendoj se është personale, ato janë vend aq i madh sa nuk e ndërtojnë betejën më një individ këtë marrëdhënie e kanë me institucionet e Shqipërisë, ku riidentifikohet një individ mesazhi është shumë i rëndësishëm i fokusuar dhe kanë të drejtën ta monitorojnë dhe ta supervizojnë situatën. Aleati kryesor për SHBA është populli shqiptar. Politika ka shkuar për interesin e vet. Kjo e demonstron më së miri marrëveshja e 2008, ku u cënuan rregulla të forta të demokracisë. Në këtë kushte liderët politikë tentojnë të realizojnë marrëveshje në interes të tyre që jo gjithmonë është interes i demokracisë. Jemi futur në një rrugë tjetër, në një rrugë të konsolidimit të demokracisë, që duhet të shkoj në demokratizimin e institucioneve. Jemi në një kohë kur të gjithë po e shohim askush nuk është i paprekshëm.

Ata kanë shumë informacion, madje kanë më shumë sesa mendojmë ne. Problemi është se deklarata të kësaj natyre nuk janë analitike janë standard që jepet motivi dhe shikoj aty që përveç korrupsionit ka dhe një element tjetër, lufta që qeveria pas vitit 2008 i bërë institucioneve të pavarura.  Beteja pas 21 janarit, ku pushteti i maxhorancës pati një përplasje të pashembullt me institucionet e pavarura, me presidentin me prokurorinë të cilat nuk varen nga qeveria.”- tha Topi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img