Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ata që mendojnë se Berisha do rikthejë PD në fitore, janë në iluzion”/ Analisti Preç Zogaj: Kuvend Kombëtar me 7800 të ftuar nuk ka! Ai është miting

23:47 / November 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
preczogaj saliberisha1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për analistin Preç Zogaj, nisma e ish-kryeministrit Sali Berisha me “Foltoret” është  një formë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar demokrat.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, analisti thotë se ata persona që besojnë se Berisha do e kthejë PD-në në fitore, janë në iluzion.

Sipas tij, demokratët që shkojnë në foltoren e Berishës, shumica kanë mbështetur Bashën dhe ato vendime që ish-kryeministri thotë se nuk ka qenë dakord si djegia e mandateve apo dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale.

“Për një kohë të gjatë Basha ka mbajtur qëndrimin që të mos zhvillojë një betejë të brendshme brenda në parti. Ka qenë i justifikuar në këtë lloj tërheqje. Kjo histori fillon në ditën kur Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës. Nuk ka pasur më parë. Shumica e këtyre që janë me foltoren, janë ngritur kundër meje që nuk pranuam të digjnim mandatet. Për ata që refuzuan të mos futen në zgjedhje. Shumë prej tyre kanë qenë mbështetës së Bashës. Unë nuk mund të bëj arsyetime mbi situata hipotetike. Ka njerëz që janë të pakënaqur me Bashën dhe hatërmbetje personale. Këta duan të të përsërisin një ndeshje që sapo ka përfunduar. Mbaroi ndeshja Milan me Inter dje tani dikush është i pakënaqur dhe do që të përsëritet. Ndeshja përsëritet, por vetëm pas një viti. Basha dhe PD ka arritur një rezultat të mirë për zgjedhjet. Kjo është një lëvizje hakmarrëse për shkak të vendimit që ka marrë kryedemokrati. Godet Bashën, do të sfidojë me këta, SHBA-në. O Sali, o hero të kthen shumë prapa si kohë. Situata është shumë serioze. Historia ka të bëjë me çfarë do bëjë nesër nëse fiton Berisha, ose do ngelet Basha. Këta që mendojnë se Sali Berisha i shpallur non-grata do e çojë PD në fitore, janë në iluzion” – tha Preçi.

Preç Zogaj thotë se mbledhja e Kuvendit Kombëtar me 7800 persona e humb thelbin e vetë debatit. Sipas tij, ky Kuvend do i ngjajë më shumë një mitingu.

“Basha do të tregojë se është në krye të partisë. Nëse u ka skaduar afati ata të FRPD-së, le të bëhet. Duke i dëgjuar, ka shumë hipokrizi. Nuk ka atmosferë për debat. Nuk ka vend për Kuvend. Nuk janë mitingje. Ajo nuk është debat, është një monolog. 7800 veta e konsideroj absurditet. Nuk mund të ketë diskutim të qetë gjakftohtë me gjyqet popullore. Kjo që u thotë Berisha që të vijë dhe disa të bërtasin, nuk ndodh askund. Debat pa asnjë atmosferë diskutimi nuk ka” – tha Zogaj.

mendojne rikthejne Zogaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.