Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta gjatë fjalës së tij tha para të pranishmëve se ka ikur koha e servilëve, ndërsa shtoi se duhen njerëz që e duan Shqipërinë dhe PD.
“Deputetët janë pjesa e jona, por po na zhgënjejnë. Ka ikur koha e servilave. Duhen njerëz që e duan Shqipërinë dhe PD, tani të kërkoj diçka. Je pjesë e këtyre burrave që t’i rrimë deri në fund kësaj pune? E shoh që të gjithë këtu jemi të perkushtuar, prandaj ata të selfieve të na hiqen sysh”, tha ai.