Këngëtari i njohur Muharrem Ahmeti është duke kaluar momente të vështira shëndetësore, dhe këtë e bën të ditur dhe miku i tij i ngushtë Kristian Xhaferaj.
Media rozë shkruan se këngëtari i njohur i muzikës tallava ka pësuar një atak kardiak dhe Xhaferaj ka reaguar pikërisht për këtë lajm.
“Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndëtsore por është gjallë. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë.Me respekt Kristi”- shkruan Kristian Xhaferaj në profilin e tij në Facebook.

