Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Atalanta siguron finalen e Kupës, Gjimshiti shkëlqen

23:02 / April 25, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
atalanta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp



Atalanta është skuadra e dytë që ka siguruar finalen e Kupës së Italisë në këtë edicion, pasi sonte në mbrëmje ka fituar 2-1 me përmbysje ndaj Fiorentinës. Sfida e parë mes tyre kishte përfunduar në shifrat 3-0. Ritmi i ndeshjes ishte i frikshëm me raste të shumta shënimi sa nga njëra portë në tjetrën. Vjollcët gjetën të parët rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të me Luis Muriel, i cili konkretizoi një pasim fantastik të Chiesa-s.

Kundërpërgjigja e vendasve nuk do të vononte, pasi në minutën e 14-t, Gomez fitoi penallti. Nga pika e bardhë shkoi Ilicic, duke arritur që të realizonte. Në minutën e 69-të, Gomez shënoi edhe golin e dytë që do të firmoste kualifikimin, pas një gabimi fatal të portierit Lafont, i cili në përpjekje për ta pritur topin e devijoi në rrjetën e tij.

Atalanta rezistoi deri në fund edhe falë Gjimshitit, i cili zhvilloi një ndeshje monumentale, duke qenë një ndër më të mirët për ekipin e tij në fushë me ndërhyrje shumë të sakta. Madje qendërmbrojtësi i kombëtares sonë nuk ngurronte që të ndërtonte edhe aksione sulmuese. Në finale bergamaskët do të sfidojnë Lazion më 15 maj, pasi dje në mbrëmje eliminuan Milanin.

atalanta\ gjimshiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.