Atentat mafioz para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë.
Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre. Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja është plagosur dhe po dërgohet në spital.
Burime policore thanë për mediat se viktimat janë shqiptarë.
Çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.