Në Sarandë është regjistruar një atentat me armë zjarri në zonën e Gjashtës, ku ka humbur jetën një person.
Sipas informacionit paraprak, viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë.
Mësohet se biznesmeni ishte 66 vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e atentatit dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm.
