Nga seanca plenare në Kuvend, Sali Berisha foli për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca që ndodhi pak ditë më parë. Ai bëri fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti.
“Nuk ka diskutim se në tërë historinë e botës pas çdo atentati politik, qëndron politika. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Rama me heshtjen kriminale 48 orëshe. U godit për ti marrë jetën një politikani të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, atdhe dashurisë te besimit të liria.
U godit si kundërshtar politik, në mënyrë më kriminale të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi nuk guxuan dot ët shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, u strukën në labirintet e krimit tyre të shëmtuar dhe ky është Edi Rama. S’ka krye në botë nëse do ishte dorë jashtë që s’do dënonte një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltës si krim politik. Me këtë heshtje faktoi se qëllon kryekëput me para këtij akti”, tha Berisha.
