Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Shkozës në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë të ditur se është tentuar të bëhet atentat ndaj një të riu.
Mësohet se disa persona me dy makina i kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar më armë drejt makinës ku ndodhej i riu.
Për fat të mirë, plumbat nuk kanë prekur asnjëri.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.