Duke folur për atentatet mafioze të regjistruara së fundmi në vend, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se ngjarje të tilla tregojnë që niveli i krimit po rritet.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Karamuço theksoi se më shumë se kurrë ka nevojë për ndërhyrje urgjente, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.
“Edhe snajperi është një pjesë që na frikëson shumë. Ata përdorin pajisje shumë të sofistikuara që mos të kapen. Snajperi krijon një distancë të madhe me viktimën Niveli i krimit sapo shkon dhe po rritet dhe ne duhet të jemi në kushte që të parandalohen”, tha Karamuço.