Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati mafioz/ Pse u ekzekutua avokati i Shullazit dhe miku i Çapjave

15:35 / March 23, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a3b68583 b18b 44d1 b9a8 52465bef2a62
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Menjëherë pasi kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe pyetjen paraprake të dëshmitarëve, oficerët e Krimeve të Rënda kanë ngritur edhe pistat e para hetimore pas vrasjes mafioze te avokatit Ravik Gurra.

Pista e parë mësohet se është ajo e një vrasjeje të mundshme për shkak të detyrës. Kjo, edhe për shkak të çështjeve të fundit që ai ka mbrojtur në proceset gjyqësore.

Por, nga ana tjetër, edhe për shkak të miqësisë që ai ka me pjesëtarë të familjes Çapja në Elbasan, të cilët herë pas here kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale, herë si të dyshuar e herë si viktima.

Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohen as pista të tjera hetimore, të cilat do të vlerësohen edhe pasi t’u merret deklarim familjarëve të tij apo miqve.

Ndërsa deri tani duket se hetimet janë përqendruar te detyra e tij si avokat, të cilën e ushtron prej shumë vitesh.

Sa u përket autorëve të dyshuar, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që të jenë vrasës me pagesë, që mund të kenë marrë porosi nga persona të tjerë për eliminimin e avokatit 50-vjeçar.

Atentati mafioz avokati i Shullazit Çapjave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.