Analisti Lorenc Vangjeli, duke folur për atentatin mafioz me tre viktima ditën e djeshme në Fushë-Krujë, u shpreh se çmimi i jetës së atyre të rinjve që gëzojnë mjete luksi nga veprimtaria kriminale është gjithmonë i parashkruar.
Në studion e emisionit “Kontrast”, ai theksoi se një pjesë e kalojnë jetën në burg, ndërsa pjesës tjetër iu shkëputet jeta në mes.
“Krimi i rrugës është një kategori që nuk del në pension. Një pjesë e tyre e ngrysin jetën në burg dhe një pjese tjetër u shkëputet jeta në mes. Një miku im që kthehej nga Gjermania u bë dëshmitar i krimit në Fushë-Krujë sepse ndodhej vetëm pak minuta larg vendit të ngjarjes dhe kjo është e rëndë. Noterizimi i krimit është gjaku. Çmimi i asaj jete që në fillim shfaqet me makina luksi është i parashkruar… Histori të tilla zakonisht ndodhin prej mungesës së drejtësisë. Sepse në fillim ndodh krimi i vogël derisa mbërrijmë në këtë pikë. Të rinjtë shpesh shohin kontrastin e jetës së tyre luksoze dhe thonë ‘çfarë bëj unë?’. Por duhet të kuptojnë se ajo jetë është e shkurtër.”