Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati në Don Bosko/ Policia: Janë plagosur 5 persona

22:38 / March 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në “Don Bosko” në një lokal në pronësi të Fatjon Muratit. Si pasojë ka humbur jetën shtetësja Mimoza Paja, banakierja e lokalit dhe janë plagosur 5 të tjerë. Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

atentatit Policia Reagim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

21:59 / July 13, 2026

Terroristët online/ Eksperti Basha: Sulm ndaj vendit, jo vetëm bizneseve. Irani është investuar drejtpërdrejt për këtë goditje

21:21 / July 13, 2026

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.