Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Elbasan/ Ish-shefi i policisë: Arma e përdorur për të eliminuar Ardjan Çapjan përdoret nga Forcat Speciale

22:28 / June 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fotot që po shikoni tregojnë armën e llojit ‘Snajper’ me të cilin u qëllua sot Ardian Çapja. Fotot u publikuan nga gazetari Blendi Fevziu në studion e “Opinion” i cili u shpreh se ja dërguan me mesazh.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi atentatin me snajper që iu bë një prej anëtarëve të fisit të njohur për policinë në Elbasan, Ardjan Çapjas, i cili më herët i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera.

Sipas tij, lloji i armës së përdorur për të eliminuar fizikisht Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por i duhet policisë të hetojë e gjejë kush janë realisht autorët, shtoi ai.“Atë tip arme e përdorin forcat speciale, kanë lente me precizion të lartë. Snajperisti ka qenë 250 metra larg, personi normal që është stërvitur, ai ka mundur ta qëllojë në shpatull, shumë afër zemrës. Është një armë që shkakton shumë dëmtime kur hyn e del plumbi.

Pozita e banesës nuk i ka lejuar snajperistit më shumë fushëpamje që ta godiste sërish. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal, por policia duhet të hetojë. Kur marrin pjesë shumë persona diku do gabojnë.

Çdo gjë shikohet dhe vullneti i njerëzve për të ndihmuar për të dhënë informacion të çon drejt zbardhjes së ngjarjes. Polica e di kush e ka organizuar, janë kundërshtarët e tij. Hetimi duhet të nisë nga ish specialët, dihet që ata kanë një rivalitet me të”,– tha Breçani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari

16:58 / August 24, 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.