Një motor që dyshohet se është përdorur në atentatin e së enjtes në zonën e Lundrës është gjetur sot në Mullet. Në atë ngjarje mbetën të plagosur katër personat që udhëtonin me një mjet “Mercedes Benz G Class”.
Policia e Tiranës bën me dije se hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Personat që udhëtonin me mjetin luksoz Mercedes Benz G Clas dhe po ktheheshin në Tiranë nga një festë ku kishin qenë për të festuar ditëlindjen e 11 të njërit prej tyre që mbeti po ashtu i plagosur. Mjetit ju zu pritë nga persona ende të paidentifikuar dhe që qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një motorr në ecje.
Drejtuesi i G Class-it, 34-vjeçari Arens Stafa për të shpëtuar nga vrasësit kreu disa manovra në rrugë dhe lëvizi në drejtim të Lundrës. Në rrugë për shkak se edhe vetë mori plagë, humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë, dhe më pas humbi ndjenjat.