Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici me iniciale B.K., i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme, ku iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj.
Polici mësohet se është ndaluar dhe akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë.
