Vëllezërit Marjan Doçaj dhe Hoten Doçaj janë kushërinj me Gentian Doçajn, në kërkim si urdhërues i pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz 1 vite më parë.
Në atë ngjarje të përfshirë ishin dhe Artan Doçaj, vëllai i Gentjan Doçajt si dhe Ardian Doçaj i cili u vetëdorëzua në kufi dhe madje OFL i sekuestroi edhe pasurinë.
Trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende dhe sot, teksa zanafilla e ngjarjes nisi me vëllain e tij, Anton Prenga i cili kishte bllokuar mbi 100 kg kokainë në Angli, në pronësi të shqiptarit të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepi.
Ky i fundit dyshohet se kërkoi pengmarrjen e Jan Prengës si presion për të liruar ngarkesën, por që më vonë trupi i këtij të fundit nuk është gjetur më. Të përfshirë në ngjarje kanë qenë dhe Altin Hajri, Olsi Turja, Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, disa prej të cilëve të liruar, e disa të tjerë në kërkim./BW