Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Eurobondit nuk ka harruar të sulmojë kundërshtarin e tij, Lulzim Basha. Në deklaratën e tij, Rama u shpreh se videot, duke u referuar videove të Bashës me tregtarë, janë të turpshme dhe të pavërteta.
Më tej kreu i qeverisë, shtoi se do jenë çerek milioni qytetarë që kanë marrë pagë lufte dhe e gjithë lista do jetë publike dhe të gjithë mund ta verifikojë.
“Këto historitë me video selfi tek viktimat janë të shëmtuara, të pavërteta dhe të turpshme. Do jenë çerek milioni njerëz që mund t’i verifikoni e kanë marrë apo se kanë marrë. Ndërkohë ne e dimë shumë mirë që punën e kanë marrë pjesa më e madhe e tyre, por sërish qeveria ka menduar që ta të marrin pagat”, u shpreh Rama.
