Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë-Krujë.
Një “Audi” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Halil, dhe është përplasur me murin e një banese, ku kanë mbetur të plagosur të rinjtë Selman e Ervin Xeka, 17 dhe 20 vjeç.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.