Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti u shpreh në studion e Report Tv se publikimi i audio-përgjimeve ka zero mundësi të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve.
“E shikoj si seria e saj, ‘u mbars mali dhe polli një mi’, e cila ka nisur prej dy vitesh. Nuk shikoj asgjë të re. Ka zero mundësi që të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve. Një dekret i tillë është nul, pasi ne jemi në proces i cili është duke u përmbyllur”, u shpreh Adnor Shameti.
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka deklaruar se në këto përgjime të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” nuk ka asnjë komprometuese për zyrtarët e PS. Sipas tij, ai komunikim i zyrtarëve të PS, me në krye kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është mëse korrekt politkisht.
“Nuk shikoj asgjë të kundraligjshme nga asnjë funksionarët e PS të implikuar në këto përgjime. Problemi më i rëndësishëm është ligjor, në nxjerrjen e informacionit që është sekret hetimor. Në mënyrë kategorike jo. Gjithë komunikimi ka qenë super korrekt’, tha Shameti në studion e “Repolitix”.