Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Auditimi i partive politike, shumica “të zhdukura” ekspertët nuk kanë mundur t’i gjejnë

09:11 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partitt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë politike duket se kanë probleme me deklarimin e saktë të të dhënave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pasi të paktën 62 prej tyre nuk ka qenë e mundur të kontaktohen nga ekspertët kontabël të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të audituar pasqyrat financiare.

KQZ, në raportin vjetor të vitit të shkuar, nënvizon se në total ishin 113 parti të cilat duhet të kalonin në sitën e ekspertëve që u caktuan me short. Në total ishin 23 ekspertë që duhet të kryenin këtë proces.

“62 parti politike, nuk u arritën të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël, për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara nga këto parti politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Për 21 parti politike, ka deklaratë të kryetarit të partisë ose të autorizuarit të tij se partia nuk ka përfituar dhe shpenzuar fonde për vitin 2017. Për 30 parti politike, ekspertët kontabël kanë paraqitur një raport të rregullt auditimi, për të gjitha këto parti politike, eksperti nuk ka vërejtje për mënyrën e përgatitjes së pasqyrave financiare” vlerëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Synimi i auditimit të partive lidhet me fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për vitin kalendarik 2017, gjatë të cilit u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Raportet financiare, vetëm 44 i dorëzojnë

KQZ bëri të ditur se për vitin kalendarik 2017, nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës kanë dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ, vetëm 44 parti politike. Këto raporte janë publikuar në faqen e KQZ-së dhe kanë formatin tip të miratuar nga Komisioni. Afati për dorëzimin e raporteve është 31 marsi i vitit pasardhës./ Monitor

ekspertet partitë politike tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.