Pas disa javësh mundimesh, këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka dhënë lajmin e mirë se ka mundur ta rifitojë plotësisht llogarinë e saj në ‘Facebook’. Gaçe nuk e ka fshehur entuziasmin e një momenti të tillë duke ndarë një video në ‘Instagram’, pasi më në fund ariti të rimerrte një nga urat lidhëse të saj dhe fansave që i kanë shkruar përherë dhe e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së saj artistike.
“Te falënderoj me zemër per punën tënde prej mjeshtri”, – i tha ajo sot, një djali, i cili punoi për të gjurmuar hajdutët dhe për t’i rikthyer faqen on-line” këngëtares së njohur.
Djali që ajo falenderoi dhe nuk e njihte më parë quhet Rei Orendi.
“Që ta dini ju, ky super djali këtu, punoi për të më kthyer faqen zyrtare në Facebook “fanpage””, – tha Aurela.
“Ishte nje “luftë ” e ashpër ditore mes nesh e hajdutëve . Ata ishin grup. Rei ishte vetëm . E ajo qe më gezon, përveçse zotësisë së tij, eshte edhe ana njerëzore. Ai u afrua te me ndihmoje pa asnje perfitim, thjeshtë doli në mbrojtje te imazhit tim, pa më takuar kurrë më parë” – shtoi këngtëarja.
“Ku gjenden kollaj këta njerëz? Faleminderit” – tha Aurela Gaçe, teksa e përgëzoi sot publikisht djalin e talentuar .
