Eli Fara përmes një reagimi të gjatë në rrjete sociale hodhi poshtë të gjitha aludimet, sipas së cilave këngëtarja është paguar nga shteti si e “punësuar” në Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri për pozicionin e drejtoreshës, ndonëse nuk ka ekzistuar asnjëherë ky pozicion. Pas lajmeve që bënë xhiron e rrjetit, këngëtarja Eli Fara regoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke mohuar të gjitha pretendimet.
Ndërkohë menjëherë pas këtij reagimi, Fara ka marrë mbështetje nga shumë miq të saj, mes tyre dhe nga Aurela Gaçe. Kjo e fundit po ashtu ka reaguar e revoltuar ndaj akuzave ta pavërteta për mikeshën e saj, duke u shprehur se shkrimet e fundit të shpërndara në media kaluan çdo cak njerëzor.