Ky eshte Frederik Stamati. Apo Riku. E takoj shpesh me duar ne xhepa rrugeve te Tiranes. Eshte i pa pune dhe si cdo i pa pune sillet verdalle pa ndonje drejtim te caktuar. E gjej edhe duke pire kafe te Mulliri i Vjeter perpara Tajvanit. Ka lene mjeker dhe nga bisedat qe bejme duket se nuk e keperdin dot faktin qe rri kot. Per te gjithe ata qe nuk e njohin Rikun  ai ka qene nje prej restauratoreve me te mire ne Shqiperi. Ka restauruar me dhjetra objekte antike.  Rikun nje dite e larguan nga puna, ndoshta mbushi moshen apo jo po nuk jam i sigurte se nuk ta jep pershtypjen qe eshte pensionist. Mirepo Rikun nuk e therret me askush per ta pyetur  apo per ta angazhuar ne projekte restaurimi. E per cfare e duan Rikun?   Nuk i hyn ne pune njeriu. Institucionet jane te mbushur plot me njerez qe nuk e kuptojne se cfare eshte restaurimi.  Tani restaurimi nuk eshte ne mode. Riku nuk di te beje tendera prandaj nuk i hyn ne pune njeriu.  Keshtu qe Riku bredh verdalle kot. Ne fakt askush nuk e di se Frederik Stamati me perkushtim mundi te na sjelle nje prej objekteve me te rralla te zbuluara ne Shqiperi. Mburojen e famshme te gjetur ne nje varr ne Apolloni.  E mblodhi copa copa dhe per vite me rradhe arriti te na e rindertoi kete Mburoje. Mburoje  me te cilen mburret Ministria e Kultures por qe nuk e di se ai qe e restauroi rri rrugeve me duar ne xhepa. Kjo eshte Shqiperia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here