Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Austri/ Prishet koalicioni qeveritar, zgjedhjet e parakohshme do mbahen në shtator

18:53 / May 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka vendosur të prishë koalicionin me partinë populise të djathtë FPÖ.

Ai këtë vendim ia ka komunikuar edhe presidentit të vendit Alexander Van der Bellen, nga i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, “në një kohë sa më të shpejtë të mundur”. Sebastian Kurz është takuar sot në Vjenë edhe me presidentin dhe kanë shqyrtuar së bashku mundësitë më të mira për dalje nga kriza qeveritare, pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje. Kurz tha se pas një video të këtillë, koalicioni nuk mund të vazhdojë.

“Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!”, tha Kurz para gazetarëve. Strache kishte premtuar gjatë fushatës së kaluar parazgjedhore se do t’u bënte favore sipërmarrjeve ruse, nëse ata e ndihmojnë në fushatë, që Kurz e ka komentuar si një përpjekje për shpërdorimin e parave të taksapaguesve austriakë.

Presidenti Van der Bellen foli pas publikimit të videos për një veprim të turpshëm dhe veprim të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Ai tha se kjo nuk do të pranohen dhe se mirëbesimi duhet të kthehet tek qytetarët, e kjo mund të bëhet vetëm me zgjedhje të reja. Presidenti vendosi pas takimin me kancelarin Kurz, që zgjedhjet e reja të mbahen në shtator. Mbetet të shihet se si do të funksionojë qeveria deri në shtator.

Njëkohësisht krerët e partisë FPÖ duhet të japin shpjegime të hollësisht për akuzat.

Strache jep dorëheqje

Më parë shefi i partisë djathtiste FPÖ, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit. Krerët e opozitës kanë kërkuar menjëherë që të mbahen zgjedhje të reja. Dorëheqja e Straches nuk mjafton, tha kreu i listës së partisë SPÖ, për zgjedhjet evropiane, Andreas Schieder. Politika e Austrisë ka nevojë për një ndryshëm rrënjësor, tha ai.

Para zyrës së kancelarit menjëherë pas publikimit të videos janë mbledhur rreth 7000 qytetarë të cilët kanë kërkuar përfundimin e mandatit të qeverisë së Kurzit, e cila është zgjedhur para një viti e gjysmë, në dhjetor të vitit 2017./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

21:18 / July 14, 2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu

21:00 / July 14, 2026

Tragjedi në Bruksel, zjarri në një kantier ndërtimi lë 20 viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

16:10 / July 14, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit shkakton mbi 10 mijë vdekje në Europë, alarm i kuq në disa vende

13:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.