Prej orës 6 të mëngjesit të së enjtes në rajonin e Atikës që përfshin kryeqytetin grek dhe gjithë rrethinat e tij me gati gjysmën e popullsisë së vendit, kanë hyrë në fuqi masat shtrënguese shtesë. Autoritete greke kanë marrë vendim për këtë lockdown të rreptë në një përpjekje për të lehtësuar presionin në rritje në spitale dhe për të ndaluar përhapjen e virusit, pas rritjes se vazhdueshme te rasteve sidomos me variantin britanik te tij. Gjatë bllokimit të ri, i cili do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt, të gjitha dyqanet me pakicë, floktoret, shkollat, por edhe kishat…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetari Çim Peka nëse mund të jetë ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk e përjashtuar diçka të tillë. Edhe pse nuk e ka pranuar, ai u shpreh se presidenti e shikon veten si ushtar i parë, ndaj nesër nuk mund të mos jetë ushtar i dytë apo i tretë, duke e lënë të hapur një mundësi që të lërë postin e presidentit për atë të ministrit të Brendshëm. “Ilir Meta është President i Republikës dhe është në krye të detyrës. Për shkak të situatës së veçantë në të cilën ndodhemi për…
Nëse kjo stinë ju ka gjetur të mbërthyer brenda në shtëpi, të stresuar dhe të lodhur, ka të ngjarë të vuani nga e ashtuquajtura depresion dimëror. Temperaturat e ftohta bëjnë të jeni më pak produktivë dhe energjikë. Si rezultat, ndiheni të stresuar dhe të pamotivuar për të bërë çdo gjë. Por sipas “Bright Side” ka disa gjëra që mund të bëni për të mos përfunduar në këtë gjendje. Reduktoni kohën e ekspozimit ndaj dritës blu. Ritmi juaj cirkadian ngatërrohet për shkak të dritës blu. Lirimi i melatoninës ngadalësohet kur jeni i ekspozuar ndaj dritës për një kohë të gjatë. Nëse…
Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë Emaar, ka zhvilluar një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan. Njeriu që konsiderohet si personi që ndërtoi Dubain ka treguar se si është njohur për herë të parë me vendin tonë. Ai u shpreh se hera e parë ka qenë para 5 vitesh, por për shkak të angazhimeve e la pas dore një vizitë. Pas kësaj ka qenë një prej miqve të tij që në fakt e ka prezantuar edhe me projektin për ndërtimin e portit të Durrësit, të cilin pritet ta ndërtojë kompania e njohur e Alabbar. Kur e keni…
Gazetari Adrian Thano deklaroi në emisionin “As Pro, As Kundër” në ABC se kriza politike në Shqipëri është mungesa e së majtës. Ai tha se ata që janë të majtë, përfshirë edhe atë vetë nuk kanë kë votojnë pasi pozicioni i të majtës nuk është i qartë. Ai shtoi se fitorja e mundshme e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë do të shërbejë si pasqyrë për politikën në vendin tonë dhe kontrasti do të jetë shumë më i qartë. “Kriza politike në Shqipëri është mungesa e të majtës. Mungesa e të majtës është një krizë shumë e…
Mjeku Edvin Prifti ka qenë një “peshk” i cili është kapur rastësisht nga rrjeta e madhe e përgjimeve të SPAK në kuadër të hetimeve për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës. Në dosjen hetimore thuhet se gjatë hetimit ka rezultuar se kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi e përfshirë në këtë skemë korrupsioni i ka dhënë para mjekut Edvin Prifti me qëllim që ky i fundit t’i operonte të ëmën. Prifti doli në përgjimet e SPAK nga hetimet për Gjykatën e Krujës, që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 12 persona të tjerë. Gjatë hetimit ka rezultuar se e…
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Delvinës për një histori të pazakontë të dy grave, që quhen Engjëllushe. Ato kanë qenë të martuara me të njëjtin burrë, Astrit Hamzaj. Prej 20 vjetësh Astriti ka qenë i martuar me Engjëllushe Latifin, martesë nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë. Në vitin 1996, ata u divorcuan dhe pas ndarjes, Astriti mori një tjetër grua, që sërish quhej Engjëllushe, me të cilën është ende i martuar. “Quhem Astrit Hamzaj. Unë jam martuar në moshën 21 vjeç, meqë nuk kisha njeri donte plaku dhe plaka të kishim një familje. Morëm një nga Gjirokastra, nga…
Gazetari i njohur Artan Hoxha duke komentuar arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, tha se shumat që të dënuarit me burgim të përjetshëm paguajnë për t’u liruar shkojnë nga 500 mijë deri 1 milionë euro. Madje ka “habitur” dhe Blendi Fevziun me keto shuma, pasi moderatori nuk ka rastisur te shohe para te tilla! Pjesë nga biseda në “Opinion”: Hoxha: Të lirosh një të dënuar për vrasje, ne e dimë sa shkojnë pazaret. Fillojnë nga 500 mijë euro dhe shkon në 1 milion euro , tek burgimet e përjetshme Fevziu: Kush i ka 500 mijë euro?Hoxha: Të gjithë ata që kanë…
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon ta mbajë mister qarkun ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Berisha tha se do jetë PD ajo që do e vendosë. Sali Berisha: Atë nuk e mbaj unë sekret. Ai është një vendim që do ta shpallë për gjithë deputetët e tjerë Partia Demokratike. Dhe unë e gjykoj se nuk do ishte një veprim i justifikuar nga ana ime të flisja para vendimeve të partisë. Nuk mund të flas para vendimeve të partisë. Beti Njuma: Kur flitet për Sali Berishën, pak e vështirë ta vendosë partia… Sali Berisha: Asgjë nuk ka mbi ligjin…
Nuk ekziston asnjë mundësi sot apo në të ardhmen që Ilir Meta të bëjë një bashkëpunim me Edi Ramën. Këtë regjistrojeni mirë dhe mbajeni shënim. Ilir Meta me një njeri që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim shtetin e Kosovës, kurrë mos e mendoni të bëjë pakt politik. Unë mund të jem i detyruar të bashkëpunoj për shkak të situatës për diçka të vogël. Marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka”, tha Meta.
Pak javë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e vjedhjes së portofolit dhe kartës bankare të një pacienti të intubuar në Spitalin Infektiv, nga ana e infermieres Ronida Hysi. Kjo e fundit u la dje në arrest shtëpie dhe pranoi se ka marrë paratë. Por Hysi tha, se nuk e ka vjedhur portofolin, por e ka gjetur në ashensor. Kur është marrë në pyetja infermierja nuk ka mohuar që ka përdorur kartën e pacientit, por ka thënë se portofolin e ka gjetur në ashensorin e repartit të Infektivit gjatë punës dhe aty brenda ishte kodi PIN. Ajo që mbetet e…
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal me të mitur që dhunohen në institucionin e dijes. Një mësues dhunon fizikisht dhe psikologjikisht në shkollë fëmijën 6 vjeçar që vuan nga epilepsia. Mësuesi Besnik Kaca pranon që i ka bërtitur, por mohon të ketë ushtruar dhunë mbi të miturin dhe se e gjitha kjo është një sulm politik që po i bëhet atij. Një qytetar nga Krraba e Vogël, Besnik Balla, ankohet në emisionin Fiks Fare se fëmija i tij është i traumatizuar nga frika dhe nuk do të shkojë në shkollë. Sipas prindit, fëmijës 6 vjeçar të…