Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit. Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Author: tirana
Janë rritur tensionet te Ministria e Arsimit. Protestuesit e maskuar kanë nisur të godasin me gurë Policinë. Gjithashtu iu vendos zjarri edhe kazanëve të mbeturinave. Policia pas mbrojtjes, nisi avancimin e saj me autobote, duke përdorur ujë për shpërndarje dhe spraj me piper, teksa më herët i paralajmëroi disa herë qytetarët.
Pas përplasjeve me protestuesit, deputetët dhe militantët e Partisë Demokratike janë zhvendosur më në hyrje të “Rrugës së Durrësit”. Ata janë ndarë në grupe të vogla, ndërsa mes tyre shihen edhe Flamur Noka e Klevis Balliu.
Fëmijët me aftësi ndryshe do të përfitojnë më shumë mbështetje financiare në vitin 2027. Gjatë një vizite në qendrën terapeutike në Gjirokastër ku marrin kujdes 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se veç fëmijëve, prindërit ose kujdestarët e tyre do të kenë edhe sigurimet shëndetësore e shoqërore të paguara. Nga skema mbështetëse përfitojnë rreth 10 mijë fëmijë me aftësi ndryshe. “Çdo fëmijë meriton mbështetje Qendra Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër është një vatër e ngrohtë kujdesi dhe mbështetjeje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ku secili prej tyre merr vëmendjen dhe…
Pas mbërritjes së protestuesve të Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodheshin protestuesit e thirrur nga studentët, ka pasur debate mes tyre. Disa prej pjesëmarrësve kanë shkëmbyer fjalë lidhur me mbështetjen politike dhe praninë e demokratëve në tubimin e të rinjve. Gjatë një bisede, një protestues e ka pyetur një protestuese se çfarë funksioni ka Sali Berisha në protestën e studentëve. Ajo është përgjigjur se prej 150 ditësh ndodhet në shesh dhe se Berisha i mbështet studentët, ashtu siç, sipas saj, edhe ajo i mbështet ata. Ndërkohë, një tjetër protestues ka kundërshtuar praninë dhe ndërhyrjen e Berishës në…
Departamenti amerikan i Shtetit tha se ofron 20 milionë dollarë shpërblim për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit, përfshirë të dhëna për “ndërtesat, pajisjet dhe personelin”. Në deklaratën e publikuar mbrëmjen e së premtes nga programi për Shpërblime për Drejtësi i DASH-in u tha se informacionet për personelin përfshijnë ata “që janë pjesë e komunitetit shkencor”. “Më 2025, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore [IAEA] raportoi se Irani po pasuron uranium deri në 60 për qind pastërti, një nivel që përbën një hap të vogël teknik deri në 90 për qind që kërkohet për armë bërthamore”, u tha në deklaratë.…
Nga Filip Çakuli Besoj se protesta ia arriti qëllimit. Semaforët u shkulën, koshat u dogjën, bulevardi u bë për rikonstruksion dhe flamingot fluturuan drejt vendeve të nxehta. Edhe dyqanet u blinduan me hekura e llamarina. Tregtia e materialeve të ndërtimit duhet t’u jetë mirënjohëse revolucionarëve. Shkulën gjithçka që u doli përpara, por nuk shkulën dot Ramën nga istikami. Ky i fundit vuri disa karrige druri para zyrave, duke i ftuar në dialog. Revolucionarët ua vunë flakën. Pastaj vendosi ulëse guri. Këta ishin të armatosur me molotovë e fishekzjarrë, por harruan të merrnin edhe vare. Revolucioni mbeti në gjysmë të rrugës.…
Militantët e PD-së mbërritën para Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”. Mesazh ky pasi studentët refuzuan demokratët në protestën e tyre.
Shqipëria po tërheq nivele rekord të investimeve të huaja, e ndihmuar pjesërisht nga bumi i turizmit dhe përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Flukset e investimeve të huaja në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) janë ndër më të lartat në Evropë. Megjithatë, nevojiten reforma të mëtejshme për të tërhequr kapital në një gamë më të gjerë industrish me vlerë të shtuar më të lartë, ndërsa autoritetet synojnë diversifikimin e ekonomisë dhe rritjen e produktivitetit në periudhën afatgjatë. “Shqipëria ka tërhequr flukse të konsiderueshme të investimeve të huaja direkte gjatë viteve të fundit, ndaj është e qartë se vendi…
Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës në Tiranë, me mbështetësit e saj që kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku është parashikuar të mbahet tubimi. Ata u grumbulluan në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, aty u pozicionuan dhe tashmë po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Në krye të grupit po qëndrojnë deputetët demokratë, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Tedi Blushi. Kreu i PD-së, Sali Berisha, mungon në protestë. Protesta po vijon e qetë, pa tensione, teksa policia është pozicionuar te Kryeministria. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa u bëri…
Vëmendja është përqendruar te kryeqyteti spanjoll, ku të dielën në mbrëmje Atletico Madrid dhe Barcelona do të përballen në një sfidë që mund të ndryshojë ekuilibrat në krye të La Liga-s. Vendasit, të drejtuar nga Diego Simeone, vijnë në këtë takim pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat. Fitorja e fundit ishte ajo 2-0 në transfertë ndaj Levantes. Pavarësisht humbjes në Champions League kundër Bayern Munich, Atletico mban vendin e dytë, vetëm dy pikë larg kreut. Një sukses kundër Barcelonës do t’i lejonte skuadrës madrilene të parakalonte katalanasit në renditje, ndërsa për Diego Simeonen do të shënonte një arritje historike: fitoren…
Dyshime për probleme nga ushqimi! 7 raste kanë vajtur për shërbim në pediatri, ndërsa të tjerë prindër konfirmojnë simptomat por u kanë dhënë fëmijëve shërbim në banesë. Bëhet fjalë për fëmijët e Kopshtit nr 10 në Vlorë, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme. Dyshimet janë për helmim. Spitali ka lajmëruar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi. 5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital.