Author: tirana

Policia greke ka identifikuar personin e plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona të dyshuar. Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Cato, 38 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri. Në prangat e forcave speciale greke në qershor, ranë 9 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes tyre edhe Cato. Bëhet fjalë për…

Read More

Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”. Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi. “MIRËMËNGJES 😍 dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur 😊”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë herë pas here ka shprehur gatishmërinë që të dëgjojë shqetësimet e protestuesve, por deri më tani nuk e…

Read More

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas skandalit financiar që përfshiu bankën dixhitale Ueno Bank, e cila kishte lidhje me interesat e tij private të biznesit. Peña u arrestua të premten, pak minuta pasi ligjvënësit, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, votuan unanimisht për largimin e tij nga detyra. Kriza u përshkallëzua pas falimentimit të bankës Ueno në fillim të kësaj jave.Një ditë më parë, Peña kishte ofruar dorëheqjen, por Senati nuk e pranoi atë. Në vend të kësaj, ata votuan për shkarkimin e tij përmes…

Read More

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka çuar për gjykim 16 persona të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që dyshohet se ka trafikuar mbi 60 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ndërsa ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 9.2 milionë euro. Sipas hetimeve, Franc Çopja dhe Ervis Çela dyshohet se ishin drejtuesit kryesorë të organizatës, e cila ka vepruar përgjatë viteve 2019-2021, në bashkëpunim me grupe kriminale në Paraguaj dhe Brazil. Ajo kishte një strukturë tejet të organizuar, ku secili prej personave të përfshirë kishte detyra të caktuara, nga sigurimi i kokainës në vendet e origjinës deri…

Read More

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News Albania, ka folur lidhur me zhvillimet rreth protestave të opozitës dhe rolin e Sali Berishës në to. Sipas Petrajt, protesta e ka mbyllur ciklin e saj dhe tubimet e thirrura po shërbejnë vetëm si një formë për të mbajtur të karikuar elektoratin deri në ditën e zgjedhjeve, pasi u shkatërruan nga dhuna dhe kërkesat e gabuara politike. I pyetur në studio mbi ecurinë e revoltës dhe lëvizjet e Berishës me protestat, Petraj bëri një analizë të drejtpërdrejtë: “Protesta e mbylli ciklin e vet. Protesta në Shqipëri e kaloi…

Read More

Ka nisur këtë të shtunë në Fier procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Të drejtën për të votuar e kanë 3 mijë e 800 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18:00, ndërsa më pas pritet nisja e numërimit të votave dhe shpallja e fituesit. Procesi zgjedhor zhvillohet pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe riorganizimi brenda degës së PD-së…

Read More

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, më 6 nëntor, në një shesh pranë një kishe, ndërsa policia greke ka shoqëruar dy persona në lidhje me incidentin. Sipas mediave greke, sulmi ndodhi rreth orës 20:30, në zonën e rrugës Lenormand. Pas të shtënave, 36-vjeçari ka vrapuar drejt automjetit të tij, të parkuar rreth 150 metra larg vendit ku u qëllua. Banorët e zonës njoftuan policinë, e cila, pas mbërritjes, e gjeti shqiptarin brenda makinës, me plagë në pjesën e barkut. Ai…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë sot një mesazh përbashkues për të gjithë qytetarët duke kujtuar se Policia e Shtetit dhe qytetarët janë bashkë në të njëjtin front në ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimit të shtetit ligjor. Përmes një videoje emocionale të publikuar në rrjetet sociale, ministri përcjell momente të përditshme të bashkëpunimit dhe besimit mes uniformave blu dhe qytetarëve, nga përshëndetjet e punonjësve të policisë për fëmijët që shkojnë kopësht apo shkollë, deri tek efektivët me uniformë në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve. Mesazhi vë në pah rëndësinë e besimit, respektit dhe mbështetjes…

Read More

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap nga Policia me 65 doza kokainë në automjetin e tij, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan ndërhyrjen pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në doza. Në pranga ra Emiljan Mehilli banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë. Ai u kap në flagrancë teksa lëvizte me automjet në fshatin ku banonte. Gjatë kontrollit të…

Read More

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 77 kg kanabis pas një operacioni antidrogë. Në pranga kanë rënë dy vëllezër Gjovalin Sheja dhe Kujtim Sheja. Ndërkohë në kërkim është shpallur Kristjan Sheja (djali i Kujtim Sheja). Njoftimi i policisë: Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re…

Read More

Ditën e sotme Ardit Gjebrea është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me hetimet që po vazhdojnë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe financimet e ndryshme që ka bërë Bashkia e Tiranës. Ardit Gjebrea është një nga përfituesit nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet aktiviteteve që ai ka ka zhvilluar. Mesa duket prokurorët e SPAK i kanë hyrë në themel çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe po zbërthejnë skemat e financimeve që bëheshin në bashki për eventet dhe aktivitetet e ndryshme.

Read More

Kryeministri Edi Rama, ministri Enea Karakaçi dhe kreu i ARRSH-së Ami Kozeli inspektuan sot punimet në kantierin e bypass-it të Tiranës, ku sipas autoriteteve puna po ecën me ritme të kënaqshme. Nga kantieri, kryeministri Edi Rama u ndal te ndikimi që do të ketë ky aks në lehtësimin e trafikut të kryeqytetit, por edhe te rritja e vlerës së pronave në zonë. Ai siguroi se çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit dhe me transparencë. “Në këtë zonë është rritja e ndjeshme e vlerës së pronës së tyre. Pa diskutim që çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit, me transparencë.…

Read More