Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 6 nëntorit në Francën lindore, ku një autobus që transportonte nxënës ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me një pemë. Aksidenti ka shkaktuar disa viktima, ndërsa ende nuk ka një bilanc përfundimtar të të dëmtuarve. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lent, në verilindje të Lionit dhe rreth 55 kilometra nga kufiri me Zvicrën. Sipas të dhënave të bëra publike nga kryebashkiaku Yves Cristin, autobusi ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, ku është përplasur me një pemë. Pas…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se aktet e miratuara nga qeveria janë në kundërshtim me Kushtetutën. Bardhi bëri të ditur se përveç kërkesës për shfuqizimin e tre akteve, grupi parlamentar ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë institucionalë. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare. Ajo nuk mund të cenohet, të intimidohet apo të shuhet përmes dhunës policore, shoqërimeve të paligjshme në komisariate apo vendosjes së gjobave në kundërshtim me ligjin. Çdo përpjekje për të penguar qytetarët në…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sipas tij do t’i ndalojë presidentët e ardhshëm të bëjnë ndryshime të caktuara në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Trump, një ish-manjat i pasurive të paluajtshme, ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e zyrës zyrtare të presidentit gjatë mandatit të tij të dytë, veçanërisht duke shtuar shumë elementë prej ari. “Po e bëjmë monument kombëtar dhe nuk do të lejohet të preket nga askush, të shkatërrohet, të shembet, me qëllim që të ndërtohet diçka në një formë paksa të ndryshme”, u tha Trump gazetarëve të enjten, shkruan BBC.…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar Perëndimit një propozim për një kornizë të re të sigurisë evropiane, të shoqëruar me garanci sigurie për Ukrainën, ndërsa administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet për bisedime trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, të planifikuara të zhvillohen në Abu Dhabi më 10 dhe 11 nëntor. I dërguari i posaçëm i Trumpit, Jared Kushner, bëri të ditur detajet e kësaj nisme më 5 nëntor, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas diskutimeve në Bruksel me përfaqësues te Ukrainas, të NATO-s dhe zyrtarë evropianë. Propozimi parashikon konsultime të përhershme për çështjet e sigurisë, komunikim në…

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e së enjtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1. Protestuesit kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për lirimin e rrugës. Për 12 shtetasit janë plotësuar procesverbalet përkatëse për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Read More

Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njofton sot vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazën e Tiranës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në investimin afatgjatë të kompanisë në vend. Avioni i ri, i modelit Airbus A321neo, do t’i mundësojë kompanisë të zgjerojë më tej rrjetin e saj të fluturimeve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe alternativa udhëtimi. Me zgjerimin e operacioneve, Wizz Air synon të ofrojë një kapacitet prej 9 milionë ndenjësesh në Shqipëri gjatë vitit 2027, duke shënuar një rritje të kapacitetit prej 11% krahasuar me vitin 2026. Në kuadër të zgjerimit…

Read More

Mbrojtja, investimet dhe siguria janë prioritetet e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Në mesazhin e tij të parë drejtuar publikut, ai theksoi se gjatë muajve në vijim Ambasada e SHBA-së do të ndërmarrë një vlerësim përmes takimeve me udhëheqës politikë, zyrtarë dhe qytetarë, me fokus te tri fusha kryesore të bashkëpunimit dypalësh: forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe luftën e përbashkët kundër krimit transnacional. Wendt deklaroi se është i nderuar dhe krenar që shërben si ambasador i SHBA në Shqipëri. Ndër të tjera, Wendt theksoi se SHBA…

Read More

Irani i ka përcjellë Shteteve të Bashkuara, përmes Katarit, një propozim lidhur me programin e tij bërthamor, por ka bërë të qartë se është i gatshëm të diskutojë për këtë çështje vetëm pasi Uashingtoni t’i plotësojë shtatë kërkesat e Teheranit. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian për agjencinë Reuters, duke shtuar se administrata amerikane është duke e shqyrtuar propozimin. Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera rreth përmbajtjes së dokumentit. Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nëse e kishte parë propozimin iranian. Ai u përgjigj se Irani “nuk bën asgjë pa miratim” dhe se,…

Read More

Edhe pse kanë kaluar mbi dy javë nga ftesa e parë e bërë për dialog ndaj studentëve, kryeministri Edi Rama vijon t’i ftojë për të biseduar. Kështu bëri edhe këtë të premte, më 6 nëntor, duke vendosur sërish ‘sofrën e gurtë’ përpara Kryeministrisë. Gjithashtu, vendosi edhe ftesa, ku shkruhet “Dialog”. Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të shqyrtuar kërkesat e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet që ata ngrenë. Mirëpo, deri tani është refuzuar nga protestuesit. Po sot, kryeministri pritet që të prezantojë një tjetër dritare dialogu online, për të gjithë qytetarët që kanë shqetësime reale. Rama…

Read More

Tirana do të mirëpresë më 25–26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik që bashkon përfaqësuesit më të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues të bizneseve nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas suksesit të edicionit të parë, forumi rikthehet në Tiranë me synimin për të nxitur investime të reja, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi mes bizneseve europiane dhe atyre të rajonit. Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë…

Read More

FIER- Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave është goditur nga Policia e Fierit. Operacioni i bluve erdhi pa disa muajsh hetime dhe çoi në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht, masa arrest me burg me vendim të Gjykatës së Fierit u zbatua për Kevin Bare 28 vjeç, Dejvi Ferko 25 vjeç, ⁠Marjus Zhaka 48 vjeç dhe ⁠Taulant Çela 52 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e të akuzuarve, policia gjetur 2.9 kg kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë. “Pas një hetimi disa mujor,…

Read More

Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një karriere 23-vjeçare me fanellën e përfaqësueses luzitane. Ylli portugez e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar bashkëlojtarët, stafin teknik, familjen dhe tifozët që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve. “Erdhi dita për t’ia dorëzuar fanellën me numrin 7 së ardhmes. Për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vesh, ta mbroj dhe ta përfaqësoj në stadiumet e gjithë botës”, shkruan Ronaldo në mesazhin e lamtumirës. Futbollisti 40-vjeçar e mbyll kështu aventurën me Portugalinë, e cila…

Read More