Author: tirana

Banka rajonale franceze Credit Mutuel Arkea ka rënë pre e një sulmi kibernetik, nga i cili janë kryer transaksione mashtruese me vlerë rreth 100 milionë euro. Sipas bankës, hakerat arritën të depërtonin në llogaritë e institucionit financiar dhe të transferonin shuma parash drejt bankave të tjera. Megjithatë, banka theksoi se llogaritë e klientëve nuk u prekën dhe asnjë prej tyre nuk pësoi humbje financiare. Fondet e përvetësuara u konvertuan më pas në kriptomonedha përmes platformave të specializuara. Një pjesë e parave është bllokuar, ndërsa banka po përpiqet të rikuperojë pjesën tjetër. Credit Mutuel Arkea përjashtoi mundësinë që transferimet të jenë…

Read More

Një aeroplan pasagjerësh Aer Lingus Airbus A320, që fluturonte nga Dublini në Romë, u devijua në bazën ajrore Évreux në Fauville të Francës, pas një alarmi për kërcënim me bombë. Zyra e kryeministrit francez tha se situata po monitorohej nga afër për avionin, i cili u devijua për shkak të kërcënimit. “Po e monitorojmë nga afër situatën në lidhje me avionin e devijuar pas një kërcënimi me bombë”, tha zyra e kryeministrit francez Sebastien Le Corneille, sipas Reuters. Sipas raportimeve, fluturimi EI402 i Air Lingus u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dublinit në orën 6:23 të mëngjesit dhe ishte planifikuar…

Read More

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm,policia vendos 31 masa administrative. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. G. dhe E. L., pasi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pittsburghut në SHBA, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të mitur, duke i hedhur nga tarraca e një garazhi pesëkatësh, përpara se të hidhej edhe vetë në boshllëk. Ngjarja ndodhi të martën pasdite në zonën e Mount Lebanon, një periferi e Pittsburghut. Babai, i identifikuar si Patrick Lynch, 42 vjeç, dhe dy fëmijët e tij, James, 8 vjeç, dhe Caroline, 6 vjeçe, u gjetën të pajetë jashtë një garazhi parkimi. Sipas raportit mjeko-ligjor, të dy fëmijët pësuan lëndime të shumta si pasojë e rënies nga lartësia. Policia…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman. Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës së reformave dhe zhvillimit. “Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në udhërrëfyesin e Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të…

Read More

Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Pas më shumë se 17 orësh kërkime intensive, trupi i i pajetë 69-vjeçari Hamit Ibra u gjet nën rrënojat e pallatit të shkatërruar. Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ndonëse fillimisht u dyshua për shpërthim të një bombole gazi,policia thotë se për shkak të forcës së shpërthimit, nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë lënde tjetër eksplozive.…

Read More

Numri i jetëve të humbura nga një shpërthim i fuqishëm në Elbasan mund të shkojë në dy, pasi ekipet e kërkim shpëtimit në terren dyshojnë për një 69 vjeçar nën rrënoja. Fatkeqësisht nga shpërthimi në pallatin 5 katësh në lagjen Çlirimi të elbasanit, humbi jetën një grua e moshuar, ndërsa 10 persona u asfiksuan nga tymi. Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se kërkimet për personin që rezulton i zhdukur vijojnë ende nga strukturat e specializuara. Llatja deklaroi se të gjitha familjet janë evakuuar. “Gjatë gjithës ditës së sotme, strukturat e emergjencës së Bashkisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, kanë…

Read More

Panairi i Librit do të mbahet në datat 24-28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Datat e reja janë njoftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Ditën e djeshme u njoftua se ngjarja kulturore që mbledh gjithë dashamirësit e librit nuk do të organizohej në data 11-15 nëntor dhe do të shtyhej për shkak të “situatës së tensionuar dhe shqetësuese” në kryeqytet.

Read More

Shqipëria ka shënuar përparim në procesin e integrimit europian, duke hapur grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushur standardet ndërmjetëse të grupkapitullit të parë dhe mbyllur përkohësisht katër kapituj. Megjithatë, Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash që kërkojnë ndërhyrje, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias, funksionimin e institucioneve dhe konkurrueshmërinë ekonomike. Në progres-raportin për vitin 2026, Komisioni vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE dhe objektivin për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027. Por Brukseli thekson se ky proces kërkon përshpejtim të reformave dhe rezultate konkrete në zbatimin…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar atë si vendin më të avancuar mes shteteve kandidate. Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian, Kos deklaroi se Mali i Zi ka mundësi reale të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Ajo bëri të ditur se deri më tani Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 kapituj të negociatave, ndërsa 14 të tjerë mbeten ende për t’u përfunduar. Sipas Kos, vendi mund të arrijë mbylljen e negociatave deri në fund të këtij…

Read More

BE cakton afatin, Shqipëria të mbyllë negociatat brenda vitit 2027. Komsionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos zbuloi para Parlamentit Europian, Paketën e Zgjerimit, me udhërrëfyesin e posaccëm që i cakton Shqipërisë fundin e dhjetorit 2027 si afatin për të mbyllur negociatat me BE. Vlerësimi i Kos për Shqipërinë në përgjithësi ishte pozitiv, duke theksuar se Tirana Zyrtare ka punuar mirë me progresin në reformat kyçe. Megjithatë BE i ka lënë detyrat Shqipërisë, për të avancuar me fushat kryesore, të zbatimit të ligjit, lirisë së medias ndërsa ka kërkuar që prioritet të jetë dhe mbrojtja e mjedisit. “Mali i Zi,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, i cili ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes së dënimit në paraburgimin e Fierit Aktualisht nuk dihet ende nëse kjo lëvizje ka lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit. Kryetari i Bashkisë pretendoi se ministri Gogu i kishte përcjellë porositë e Ramës ku i kërkohej të jepte dorëheqjen si kryebashkiak dhe të delegonte pushtetin. Në seancën e djeshme në GJKKO, Veliaj nuk mori pjesë në të, por përmes një letre iu drejtua gjykatës duke e informuar…

Read More