Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e dialogut për studentët dhe pedagogët. Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë dhe mbi të letrat, me mbishkrimin “dialog”. “Mirëmëngjes”, shkruan Rama. Rama ka deklaruar vazhdimisht se mbetet i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Author: tirana
Për të kryer grabitjen e bankës së nivelit të dytë në “Komunën e Parisit” në Tiranë, të hënën, autorit i janë dashur vetëm tre minuta. Në këtë kohë të shkurtër, autori ka hyrë nga dera kryesore, ka kërcënuar rojën, e ka veçuar në një kënd të bankës, më pas është drejtuar tek arka, aty ku i ka drejtuar armën në kokë arkëtares. Gjatë kësaj kohe autori ka detyruar të gjitha punonjëset e bankës të qëndrojnë ulur në tokë, teksa arkëtarja ka bërë gati paratë dhe ia ka vendosur autorit në një çantë të zezë. Nga një inventar i bankës, rezulton…
Fëmijët do të mund të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00, ndërsa nxënësit me aftësi ndryshe do të kenë nga një mësues ndihmës secili. Këto janë dy nga ndryshimet që ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2027. Sipas Kumbaros, programi “Pas shkolle” do të zgjerohet me dy orë në ditë, duke e çuar kohën maksimale të qëndrimit të fëmijëve në shkollë deri në orën 17:00. Për këtë program dhe mësuesit e angazhuar janë parashikuar 500 milionë lekë, ndërsa do të shtohen edhe module të reja. “Programi…
Kryeministri Edi Rama foli në EuroNews Enlargement Summit në intervistë me Maria Tadeo mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes. Rama komentoin protestat, ku tha se pavarësisht thirrjeve të tij për dialog, një pjesë e protestuesve refuzojnë bisedimet dhe kërkojnë largimin e tij. Sipas kryeministrit, ndryshe nga vendet e tjera, faza e re e dhunës në Shqipëri është karakterizuar nga një numër shumë i ulët personash. Sipas tij, Europa ka nevojë për mburojë ndaj të rinjve dhe fëmijëve nisur nga ky realitet i ri qe po jetojne. “ Ditën që do të mendoj se qeveria nuk ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po punon intensivisht për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027. Në një intervistë për EuroNews Enlargement Summit, me gazetaren Maria Tadeo, Rama u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se progresi i mëtejshëm do të varet si nga përmbushja e detyrimeve nga pala shqiptare, ashtu edhe nga dakordësia e vendeve anëtare të BE-së. Kreu i qeverisë e cilësoi si një fat të madh pozicionin e Shqipërisë në zemër të Europës, ndërsa nënvizoi se rrugëtimi drejt integrimit mbetet i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e vendit,…
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Shkak për shtyrjen e saj u bë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 17 nëntor, ora 10:00. Avokati i tij, Plarent Ndreca, tha se do të vijojnë të kërkojnë të drejtën e tyre për të ditur se kush vendosi të transferojë klientin e tij, Erion Veliajn, nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Ai pohoi se edhe Gjykata ka pranuar se nuk është vënë në…
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Shkencën dhe Sportet, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2027” për arsimin. Duke e konsideruar një rritje historike, Ministrja Kumbaro ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Arsimit parashikohet në vlerën 67,95 miliard lekë. “Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më pare. Të pesë programet buxhetore për vitin 2027 marrin më shumë fonde se këtë vit që po përmbyllim,…
Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027, ndërsa indeksimi i pensioneve do të bëhet në prill, tre muaj më herët se zakonisht. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili njoftoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen rreth 24 miliardë lekë shtesë për këto dy masa. “Me Buxhetin 2027, rrisim mbështetjen për pensionistët, që të përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri ekonomike. Parashikojmë rreth 24 miliardë lekë shtesë për dy masa që rrisin të ardhurat e tyre Dyfishimin e bonusit mujor sipas kategorive, nga…
Inteligjenca Artificiale në procesin e numërimit të votave në zgjedhjet lokale të 9 majit, 2027. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton mundësinë e testimit të kësaj teknologjie në dy KZAZ, një në Tiranë dhe një në një bashki më të vogël. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se aplikimi i Inteligjencës Artificiale do të ketë karakter eksperimental dhe do të shërbejë për të testuar mundësitë që ofron kjo teknologji në procesin e numërimit të fletëve të votimit. Ai theksoi se rezultatet e përftuara nga ky test nuk do të kenë asnjë vlerë ligjore dhe nuk do të…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka theksuar nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe se ato duhet të adresojnë problematikat gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore. Në konferencë për mediat, Celibashi u shpreh se reforma zgjedhore duhet t’i kishte përfunduar tashmë këto çështje, por theksoi se ka ende kohë që palët politike të punojnë për adresimin e tyre. Celibashi u ndal edhe te nevoja për harmonizimin e Kodit Zgjedhor me ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale. “Masat, siç rekomandohet edhe në raportet e vëzhgimit ndërkombëtar, duhet të jenë efektive dhe të verifikueshme, edhe për situatat e ndikimit të…
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim. Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të rradhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 21-vjeçar i mori jetën nënës së tij pas një sulmi me thikë brenda banesës ku jetonin në zonën e Brescias. Viktimë e këtij krimi brenda familjes ka mbetur 39-vjeçarja Meleqe Lusha, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si djali i saj, Eduart Xhani. Sipas mediave italiane, pas kryerjes së krimit të rëndë, i riu është larguar me vrap nga vendngjarja, por është dorëzuar vetë pak më vonë në organet e rendit. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie, të cilat mbeten…