Shtëpia e Bardhë po vlerëson mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike me Rusinë përpara se lufta në Ukrainë të përfundojë. Këtë e shkruan New York Times, duke cituar «dy burime pranë bisedimeve». Sipas NYT, kjo bie në kundërshtim me qasjen e mbështetur deri më tani, sipas së cilës vetëm një presion më i madh me mjete ekonomike dhe ushtarake mbi presidentin rus, Vladimir Putin, mund ta detyrojë atë të bëjë kompromise. Megjithatë, SHBA beson se bashkëpunimi ekonomik mund të shndërrohet në një nga mjetet për të çuar përpara negociatat dhe për t’i bindur skifterat anti-amerikanë të rrethit të Putinit se…
Author: tirana
Këtë të diel, Korça do të presë “Korça Marathon 2026”, një nga aktivitetet sportive që do të sjellë në qytet garues dhe vizitorë, duke e kthyer qytetin në qendër të vëmendjes sportive. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka uruar ndjekësit me pamje nga Korça dhe ka shkruar: “MIRËMËNGJES dhe me Korçën që të dielën do të vrapojë nën ritmin e KORÇA MARATHON 2026, mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”. Përmes këtij postimi, Rama ka bërë të ditur zhvillimin e maratonës dhe ka…
Me përpjekjen për të identifikuar vetëm përgjegjësi individuale të katër ish krerëve të UÇK-së të akuzuar për krime gjatë luftës së Kosovës, Specialja u përpoq të shmangte hijet e një gjykimi të vetë luftës për pavarësi. Aktgjykimi i përcjellë një ditë më parë mori në mënyrë të veçantë vëmendjen e mediave gjermane. Gazeta e njohur Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), nuk e mohon që vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë si të mbështetura në prova. Megjithatë, autori i shkrimit, Michael Martens, ngre pikëpyetje lidhur me proporcionalitetin e dënimeve, veçanërisht kur krahasohen me ndëshkimin e dhënë kriminelëve serbë të luftës. Duke iu…
Kylian Mbappe ka folur për objektivat e tij me Real Madridin, rivalitetin për Topin e Artë dhe çështjen e fanellave të Ceutës. Në një intervistë të dhënë për AS, sulmuesi francez, i cili ka nisur sezonin e tretë me fanellën e Real Madridit, e sheh këtë vit si një mundësi të mirë për të fituar trofeun individual më prestigjioz. “Mendimi im është se ky është një vit i mirë për ta fituar atë. Avokati im më i mirë janë këmbët e mia. Pavarësisht se sa flas, gjëja më e rëndësishme për mua është që Topi i Artë të kthehet te…
Teksa jemi në stinën e vjeshtës, mediat ndërkombëtare japin sugjerimet e tyre për pushimet e vitit 2027 në Europë dhe Shqipëri. E radhës është revista franceze “TourMag” që bën një rënditje të destinacioneve më të mira për vitin e ardhshëm. Në brendësi të artikullit teksa përmend Ballkanin, revista e udhëtimeve sugjeron Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndër destinacionet që ia vlejnë për pushime në 2027. Kjo pasi këto dy destinacione të huaja, shënuan një rritje prej 10% të rezervimeve për vitin 2026 dhe mund të vazhdojnë të fitojnë terren edhe për vitin 2027. Revista franceze “TourMag” nënvizon se në Shqipëri,…
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kthyer në një nga përplasjet më të forta mes institucioneve, pas kërkesës për një rritje me 43% të pagës referuese, e cila do të sillte një tjetër nivel pagash për magjistratët. Por sa paguhen sot gjyqtarët dhe prokurorët dhe ku pozicionohen këto paga krahasuar me pjesën tjetër të administratës publike? Aktualisht, paga mesatare e një gjyqtari dhe prokurori, e cila përllogaritet duke përfshirë koeficientin dhe vjetërsinë, qëndron në nivelin e 156 mijë e 800 lekëve. Nëse ndalemi sipas kategorive, duke nisur nga struktura e posaçme SPAK, një prokuror i posaçëm me vjetërsi pune mbi…
Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, shprehu indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në deklaratën e tij, Peleshi theksoi se lufta e UÇK-së duhet parë në kontekstin e përpjekjes së popullit të Kosovës për çlirim. “Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup…
Rritja e çmimit të karburanteve ka nxjerrë në protestë peshkatarët në Francë. Mobilizimi i tyre po intensifikohet, me bllokimin e porteve të Sète, Fos-sur-Mer dhe, prej pak orësh, edhe të Nicës. Mbërritja e një trageti të kompanisë Corsica Ferries me 600 persona në bord është vonuar, ndërsa forcat e rendit po punojnë për rikthimin e kushteve të sigurisë. Rreth 200 peshkatarë kanë bllokuar gjithashtu hyrjet dhe daljet e rafinerisë së Frontignan, ku janë ndezur zjarre që më pas janë shuar nga zjarrfikësit. “Veprimi ynë është simbolik”, tha përfaqësuesi i peshkatarëve, Ange Natoli, i cili është nisur drejt Parisit për t’u…
Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16 lokale në kryeqytet, gjatë muajve gusht dhe shtator. I arrestuari rezulton se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin vepër penale. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve nga administratorë lokalesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, për vjedhje me thyerje në subjekte, të produkteve dhe shuma të parave, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Broken Door”, gjatë të cilit u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr.…
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka vënë në funksion platformën e re, tërësisht të automatizuar, në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme që duan të aplikojnë në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se platforma është ndërtuar për t’ia lehtësuar biznesit procesin e aplikimit dhe për ta asistuar atë në çdo hap, nga shprehja e interesit deri në përgatitjen për aplikimin pranë bankës. Përmes portalit e-Albania, çdo biznes i interesuar mund të kërkojë shërbimin “Shprehje interesi për ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’” dhe të nisë procesin online. Në fazën fillestare, biznesi plotëson të dhënat…
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për kufizimin e aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale, me synimin për të rritur sigurinë dhe mirëqenien e tyre në internet. Sipas propozimit, fëmijët nën 13 vjeç nuk do të lejohen të përdorin platformat e mediave sociale, ndërsa të rinjtë nga 13 deri në 15 vjeç do të mund t’i përdorin ato përmes “mini-llogarive”, të lidhura me llogarinë e prindit ose kujdestarit. Koha e përdorimit do të kufizohej në një orë në ditë. Vetëm personat 15 vjeç e lart do të mund të krijojnë llogari të pavarura në rrjetet sociale. Presidentja e Komisionit…
Protesta e zhvilluar jashtë Kuvendit është përshkallëzuar. Pasi protetsuesit u zhvendosën te ministria e Brendshme, ata goditën me vezë efektivët e policisë Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një prej protestuesve u shoqërua nga policia pasi tentoi të kalonte kordonin e vendosur jashtë godinës.