Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e inteligjencës artificiale për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme, edhe pse shqetësimet për rreziqet e kësaj teknologjie janë në rritje. “Bota duhet të besojë se do të bëjmë gjënë e duhur, sepse është gjëja e duhur për t’u bërë dhe sepse e kuptojmë peshën e përgjegjësisë”, deklaroi Altman të martën gjatë një konference në San Francisko. Megjithatë, drejtuesi i OpenAI pranoi se frika e publikut ndaj inteligjencës artificiale është e justifikuar, duke theksuar se aftësitë e teknologjisë janë zhvilluar me ritme shumë…
Author: tirana
Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së. Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” – një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit. “Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “A. Z. Çajupi” do të zhvillohet takimi në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale. Takimi në Korçë është pjesë e turit të takimeve që po zhvillohen në qarqe të ndryshme të vendit, në kuadër të diskutimit për reformën territoriale dhe organizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë ndryshimi i propozuar për Bashkinë Maliq, që sipas një prej propozimeve të PS-së do të shkrihet dhe do t’i bashkohet Bashkisë Korçë. Ky propozim ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Gjatë konsultimit publik do të trajtohen…
Vijojnë operacionet për kapjen e personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Devoll. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klajdi Muça, nga qyteti i Durrësit, i cili drejtonte një automjet tip benz dhe gjatë kontrollit të uniformave blu, brenda mjetit janë gjetur 6 emigrantë të paligjshëm. Këta të fundit ishin shtetas sudanezë, të cilët dyshohet se po transportoheshin drejt Tiranës, me qëllim kalimin jashtë shtetit. Sipas informacioneve, për…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia dërgoi qëllimisht dronë në hapësirën ajrore të Moldavisë, ndërsa avioni i tij presidencial ndodhej në vend. Në një intervistë për CBS News, Zelensky tha se një incident i tillë ndodhi më 8 shtator, ndërsa ai po largohej nga Moldavia drejt Norvegjisë. Sipas tij, droni kaloi pranë avionit presidencial. Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre kishte deklaruar më herët se avioni i Zelenskyt “pothuajse u godit” nga një dron. Zelensky tha se një incident i ngjashëm ndodhi edhe gjatë kthimit të tij në Ukrainë përmes Kishinauit, kur një ose dy dronë hynë sërish në…
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare ankesën për paketën e maleve. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, çështja lidhet me kërkesën për: -Shqyrtimin e Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; -Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje. / Top Channe
Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për ta përcjellë drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një ekran i madh, ku të pranishmit do ta ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Shumë prej tyre mbajnë flamuj dhe simbole të UÇK-së.
Shqipëria ka tashmë një përfaqësi të re në Itali. Në Napoli është inauguruar Konsullata e Nderit e Shqipërisë, e cila do të ketë juridiksion në të gjithë rajonin e Kampanjës. Në krye të saj do të jetë konsulli i nderit Giuseppe Lettieri. Kjo strukturë synon të shërbejë si një pikë kontakti për komunitetin shqiptar në Kampanjë, ndërsa njëkohësisht pritet të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fusha të ndryshme. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi hapjen e konsullatës si më shumë sesa një zhvillim institucional. “Sot jemi…
Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, u është kërkuar të zhvendosen nga hapësirat përreth ndërtesës, në pritje të shpalljes së aktgjykimit. Vendimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së pritet të shpallet sot, në orën 10:00, me vendimin që do të bëhet i ditur veçmas për secilin prej të akuzuarve. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër i kanë mohuar akuzat dhe kanë kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë për përgjegjësinë e tyre.…
Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për banesat dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.Shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet.
Aleksandër Vuçiç i vendosi një datë konkrete deklaratev të tij të dorëheqjes: President i Serbisë tha se do të largohet nga posti në 27 shtator, kur pretendon se do t’u drejtohet qytetarëve serbë, të cilët, sipas tij, do t’i falënderojë për mbështetjen e dhënë gjatë kohës së tij në detyrë. “Kam shërbyer si President i Republikës për një kohë të gjatë dhe e vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të këtij vendi. Më pas do të dal si qytetar i thjeshtë, ashtu si në të kaluarën. Kam një kamionçinë të…
Rama: Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë…