Author: tirana

Drafti i PS-së për pagat e magjistarëve kaloi në diskutime të detajuara, në Komisionin Përgjegjës, ai i ligjeve. Ndryshimi i parë është paga bazë, që sërish si në ligjin aktual, do të qëndrojë si referencë tek Presidenti, me një koficient të rritur, 0.38, nga 0.36 që ishte. Projektligji mbështet nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, duke u dhënë një përgjigje edhe institucioneve që caktuan vetë pagat. “Boshllëku ligjor i krijuar nuk mund të mbushet me një kompetencë, me të vrapuar, kush mbërrit atje përpara. kompetenca është e kuvendit dhe kjo kompetencë duhet të zbatohet dhe kjo po zbatohet nga ju…

Read More

Në pritje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për vazhdimin ose jo të paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, me bindje se tashmë masa e sigurimit “arrest në burg” duhet të zëvendësohet, po kujtoj të interesuarit OPINIONIN e botuar shumë kohë më parë për një qëndrim ndryshe që duhet mbajtur. Tashmë që Gjykatat janë të detyruara të zbatojnë edhe qëndrimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, pritet jo vetëm sot për z. Veliaj, por edhe për të paraburgosurit e tjerë, të ketë një balancë më të drejtë mes interesit publik dhe nevojave për hetimin e…

Read More

Ka ngritur siparin edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut në ambientet e Akademisë së Filmit Marubi. Të pranishëm në natën e parë ishin personalitete të artit, kinematografisë, diplomacisë por dhe fushave të tjera. Vetë drejtori ekzekutiv i këtij festivali Kujtim Çashku dha detaje për pjesëmarrjen nga vende të ndryshme ku në fokus janë konfliktet globale dhe shteti i së drejtës. Festivalet e filmit që në fokus kanë të drejtat e njeriut për shkak të tematikës që trajtojnë janë të paktë në numër nëpër botë. Vlerësime për këtë festival të rëndësishëm të kinematografisë në…

Read More

Nga 1 janari 2027, pensionistët do të përfitojnë bonus mujor të dyfishuar, ndërsa do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha se mbështetja për pensionistët mbetet një nga prioritetet e politikave sociale të qeverisë. Sipas ministres Ibrahimaj, bonusi mujor i nisur në vitin 2026 do të dyfishohet nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë të gjitha kategoritë e pensionistëve. “Pensionistët janë në qendër të politikave tona sociale dhe rritja e të ardhurave të tyre mbetet një nga prioritetet tona. Në vitin 2026…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Rama vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë. Kjo katedër mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në takimin me stafin akademik të universitetit, Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar pamjet e para të platformës së re të uljes së helikopterëve në Shtëpinë e Bardhë, një prej projekteve të shumta të rinovimit që ai ka urdhëruar për modernizimin e rezidencës presidenciale. Heliporti i ri ka një diametër prej rreth 30 metrash dhe është realizuar me granit, në nuanca të së zezës dhe të bardhës. Në qendër të platformës është vendosur edhe një vulë presidenciale prej graniti të zi. Trump e ka cilësuar projektin si një “vepër arti”, duke u shprehur krenar për rezultatin. “Është punuar bukur nga graniti i gdhendur, në nuanca të së…

Read More

12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator në Tiranë. Sipas Policisë, pjesëmarrësit cënuan perimetrin e sigurisë së një shkolle, u bënë thirrje nxënësve për bojkotimin e mësimit dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë. Ngjarja nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ndërsa ndaj të proceduarve janë ngritur akuza për disa vepra penale, përfshirë kundërshtimin e Policisë, mosbindjen ndaj urdhrave dhe organizimin e një grumbullimi të paligjshëm. Njoftimi i policisë: Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të…

Read More

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur këtë të martë, në Dhomë Këshillimi, shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme. Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal…

Read More

Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, procedura e përzgjedhjes u zhvillua në përputhje me ligjin nr. 152, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe me Vendimin nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar. Procesi përfshiu testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në KQZ. Në përfundim të procedurës, Komiteti i…

Read More

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të martë, 15 shtator, masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Seanca ka nisur që prej orës 9:30, Gjykata e Lartë duhet që të marrë vendimin duke arsyetuar nëse është proporcionale masa e sigurisë “arrest në burg” për Velijan, në raport me postin që ai ka si kryebashkiak. Kushtetuesja vendosi t’ia rikthejë Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë ndaj Veliajt, duke argumentuar se duhet të jepen arsye më të qarta se përse nuk është e përshtatshme…

Read More

GJKKO ka shpallur vendimin për shtatë të pandehurit në kuadër të dosjes “Revanshi”. Të pandehurit janë Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Heneringert Mitri, Oltion Zefi dhe Edison Jozvik. Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar këto dënime: Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Edison Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar. Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar. Heneringert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar. Altin Morina –…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se disponojnë armë të vendosura në orbitë, të destinuara për kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës. Lajmi është bërë i ditur nga U.S. Space Force, e cila deklaroi se SHBA-të kanë kapacitete të vendosura në hapësirë që mund të përdoren për të mbrojtur forcat amerikane nga veprimet armiqësore të kundërshtarëve. “Shtetet e Bashkuara posedojnë armë në orbitë për kontrollin e hapësirës, të afta të mbrojnë Forcat e Përbashkëta nga veprimet armiqësore të kundërshtarëve”, tha një zëdhënës i Space Force në një deklaratë, pa dhënë detaje mbi llojin apo numrin e këtyre…

Read More